KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Specialja merr vendim për ankesën e Nasim Haradinajt
Siguri

Specialja merr vendim për ankesën e Nasim Haradinajt

Kosova News
Kosova News 16:48 -31/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Më 31 maj 2024, Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese lëshoi Aktgjykimin në lidhje me kërkesën  referuese të paraqitur nga Nasim Haradinaj, i cili pretendonte shkelje të të drejtave dhe lirive të tij.

Në aktgjykim, Dhoma Kushtetuese e shpalli një pjesë të ankesës së tij të papranueshme dhe hodhi poshtë pjesën tjetër, duke konstatuar se nuk kishte asnjë shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës ose të Konventës Evropiane  për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore.

“Z. Haradinaj ishte ankuar se ishte shpallur fajtor mbi bazën e interpretimeve të gjera në mënyrë të papërligjur  të tri dispozitave të Kodit Penal të Kosovës dhe se veprimet e tij nuk përbënin vepra penale në kohën e  kryerjes së tyre. Në lidhje me këtë, Dhoma Kushtetuese konstatoi se z. Haradinaj nuk kishte shfrytëzuar si  duhet të gjitha mjetet juridike të efektshme sipas ligjit për dy prej pretendimeve të tij dhe e shpalli ankesën  pjesërisht të papranueshme”, njofton Gjykata Speciale.

“Z. Haradinaj gjithashtu ishte ankuar se kishte qenë objekt i shtytjes nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për kryerjen e veprave penale për të cilat u shpall fajtor dhe se dhomat penale gabuan në zbatimin e standardit  juridik, duke ia kaluar atij detyrimin e vërtetimit në lidhje me pretendimin e tij. Në lidhje me këtë, Dhoma  Kushtetuese konstatoi se situata e z. Haradinaj thjesht nuk përfshihej në situatë shtytjeje dhe duke mos konstatuar në dukje shkelje të të drejtave të tij, e shpalli ankesën të papranueshme”, vijon tutje njoftimi.

“Z. Haradinaj gjithashtu pretendoi se mospërjashtimi i përgjegjësisë së tij penale prej dhomave penale mbi  bazën e faktorëve të interesit publik përbënte shkelje të së drejtës së lirisë së fjalës. Pasi konstatoi se z. Haradinaj nuk kishte shfrytëzuar mjetet juridike sipas ligjit në lidhje me këtë aspekt, Dhoma Kushtetuese e deklaroi edhe këtë ankesë të papranueshme”.

Specialja thotë se së fundi, Dhoma Kushtetuese gjykoi se interpretimi prej dhomave penale i veprës penale të “pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të kërcënimit të rëndë” logjikisht mund konsiderohet se është në përputhje me thelbin e asaj vepre penale dhe logjikisht mund të ishte parashikuar prej z. Haradinaj në kohën e kryerjes së saj. Rrjedhimisht, Dhoma Kushtetuese konstatoi se nuk kishte shkelje.

Gjithashtu lexoni:

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Kosova News 31/05/2024 31/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?