KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komuna e Prishtinës i reagon PDK-së për “Kalabrinë”: Po tenton ta sabotojë punën tonë
Politikë

Komuna e Prishtinës i reagon PDK-së për “Kalabrinë”: Po tenton ta sabotojë punën tonë

Kosova News
Kosova News 15:11 -31/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Prishtinës i ka reaguar Partisë Demokratike të Kosovës mbi planin rregullues për lagjen Kalabria. Në një komunikatë për media komuna ka shprehur se kjo parti ka bërë akuza të pabaza dhe me qëllime politike për ta penguar procesin e transformimit të kryeqytetit. 

PDK-ja të premten në konferencë ka deklaruar se nuk do ta votojë planin për lagjen “Kalabria” me arsyetimin se me këtë plan rreth 15 hektarë tokë publike po vihen në shërbim të ndërtuesve. 
Këtë, Komuna e ka lexuar si “sabotim” të punës së saj nga PDK-ja. 

“Gjatë ditës së sotme, përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë bërë akuza tërësisht të pabaza dhe me qëllime puro politike për të penguar një proces të transformimit të Kryeqytetit, Planin Rregullues për Lagjen Kalabria. Veprime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën kur Partia Demokratike e Kosovës ka tentuar përmes sabotimit të shumë proceseve të ndalin punën tonë”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Më tej ka shpjeguar se plani rregullues për “Kalabrinë” ka kaluar nëpër procedurat e parapara ligjore për dokumentet e tilla, se dokumenti është hartuar nga një grup punues me ekspertë të drejtorive përkatëse, përfshirë edhe ekspertë ndërkombëtar të planifikimit urban. Ka thënë se ka kaluar edhe nëpër periudhën 30 ditore të konsultimeve publike me banorët e lagjes.

Plani parasheh rritjen e vlerës së ndërtimit në pronën komunale, ka thënë tutje Komuna e Prishtinës duke theksuar se “qëllimi i ngritjes së kësaj vlere të ndërtimit është që investitorët potencial që shprehin interes për investim në këtë pronë komunale, do të kushtëzohen me ndërtimin e Unazës së Kryeqytetit dhe Fshatit Olimpik”. 

“Unaza e Kryeqytetit kap një vlerë prej rreth 350 milion Euro (rreth 150 milion eksproprijim të pronave private dhe rreth 200 milion ndërtim) ndërsa Fshati Olimpik rreth 200 milion Euro.
Pra, me miratimin e këtij Plani Rregullues mund të financohen këto dy projekte madhore të Kryeqytetit që arrijnë vlerën totale rreth 550 milion Euro”.

Sipas Komunës, plani nuk do ta dëmtojë pronën publike e as nuk rëndon buxhetin e kryeqytetit. 

PDK për planin për “Kalabrinë”: Nuk kemi votë për kontrabandim të pronës publike

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj ia uron Gjermanisë Ditën e Veteranëve

PDK pritet t’ia mësyj Gjilanit me Riad Rashitin – VV me Hysenin e LDK me Ismajlin

Gucati: Specialja u themelua krejt për diçka tjetër, jo për marifetet që po bëhen atje – s’i besojmë

17 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës

Tentimi i 32-të sot në Kuvend

Kosova News 31/05/2024 31/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
15° _ 13°
72%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

“Një Autobus me Eksploziv” – Frika më e Madhe e Netanyahut, sipas New York Times
10:06 -15/06/2025
Zyrtare: Hamdi Namani transferohet tek Prishtina
09:53 -15/06/2025
Haradinaj ia uron Gjermanisë Ditën e Veteranëve
09:48 -15/06/2025
PDK pritet t’ia mësyj Gjilanit me Riad Rashitin – VV me Hysenin e LDK me Ismajlin
09:32 -15/06/2025
Punime në rrjet, vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës
09:28 -15/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?