KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioni shqyrton projektligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave
Politikë

Komisioni shqyrton projektligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave

Kosova News
Kosova News 13:55 -30/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni i Pavarur për Media ka shqyrtuar disa propozime lidhur me plotësim e nenit 22 të projektligjit për KPM-në. Në takim janë përmendur disa elemente që do të duhej të përfshiheshin në këtë dokument, ndër to edhe që çdo i licencuar apo i regjistruar, obligohet që për çfarëdo ndryshimi të pronësisë apo aksioneve ta njoftojë me shkrim KPM-në.

Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave, ka qenë sërish shkak i përplasjes ndërmjet deputetëve të pozitëës dhe opozitës në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Kryetari i KPM-së, Jeton Mehmeti përmendi nenin 42, rreth pronësisë së mediave që sipas ndërkombëtare tregon për ofrimin e transparencës për media.

“Mendojmë se tri elemente duhet t’i kushtohet vëmendje këtij neni: obligimet qe kanë të licencuarit, kemi kërkuar qe brenda ligjit të ketë transparencë për të licencuarit në lidhje me emrat e pronareve të drejtpërdrejtë”, ka theksuar ai.

Lidhur me propozimet e KPM-së, deputeti i LVV-së, Besim Muzaqi ka theksuar se duhet shtuar edhe diçka e re në amendamentin e projektligjit.

“Mendoj se është një çështje që duhet të përfshihet në ketë amendament, me qellim qe pronaret përfitues të mos jenë kushdo që fondet e tyre tu kalojnë përmes arkave fiskale, sepse dihet qe këto i ‘shpërlajnë’ mjetet e disa kompanive të cilat i shfrytëzojnë mediat, andaj propozoj e kam një paragraf t’i shtohet këtij amendamenti, pasi mendoj se kjo e plotëson atë: Në shërbim te pluralizmit medial pronarët përfitues nuk bëjnë te jenë ata qe financat e tyre kapërcen përmes të ashtuquajturave parajsës fiskale”, ka deklaruar Muzaqi.

Kurse, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani, ka thënë se në projektligj nuk janë marrë parasysh rekomandimet e ekspertes së Këshillit të Evropës. Sipas tij, në përmbajtjen e tanishme është kapja e jo liria e mediave.

“Mund të them që ky projektligj nuk është i dëshirueshmi. Edhe në memorandumin që na është dërguar thuhet që ligji do të përafrohet me standardet e Këshillit të Evropës, por rekomandimet e ekspertes nuk janë marrë parasysh. Edhe shoqëria civile ka ngritur shumë shqetësime. Nuk e di nëse në Kuvendin e Kosovës ka pasë më shumë komente për një projektligj se ky”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, qëllimi nuk është që të ketë liri të medieve, por është qëllimi i kapjes.

“Unë nuk do të marrë pjesë në votimin e këtij projektligji”, ka shtuar tutje deputeti Shabani.

Mbledhja e këtij komisioni vazhdoi pa praninë e partive opozitare.

Gjithashtu lexoni:

SHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar nga Amerika: Jeni vendi i parë në Evropë që e bëni këtë

Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Deçanit

Osmani për nënkampionen e botës në xhudo: Distria, krenaria jonë

Britania e Madhe dërgon aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme

Kosova del me qëndrim zyrtar: Irani po rrezikon stabilitetin global!

Kosova News 30/05/2024 30/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sat
24 °C
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

SI REAGOI BOTA NDAJ KRIZËS IRAN-IZRAEL? Thirrjet globale për paqe dhe qëndrimi i Kosovës
22:06 -14/06/2025
Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
ASH: VLEN edhe pse janë pjesë e qeverisë, vazhdojnë të sillen si opozitë duke u shmangur nga përgjegjësitë institucionale
21:37 -14/06/2025
Ka mbetur i bllokuar në Iran, Taremi detyrohet ta humbasë Kupën e Botës për Klube
21:34 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?