KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rasti “AlbKings”, deri me tani shtatë të arrestuar, në mesin e tyre edhe një femër
Siguri

Rasti “AlbKings”, deri me tani shtatë të arrestuar, në mesin e tyre edhe një femër

Kosova News
Kosova News 11:59 -30/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka dhënë detaje rreth rastit të grupit Albkings, që shpërndante fotografi dhe ua merrte identitetet qytetarëve të Kosovës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Zejnullaj Gashi, ka bërë të ditur se është mbyllur përfundimisht ky grup dhe deri me tani lidhur me këtë rast, janë arrestuar shtatë persona.

“Ju njoftoj se Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka arritur me sukses të gjurmojë, zbulojë dhe t’i arrestojë të gjithë kryerësit e veprës penale të vjedhjes së identitetit dhe kredencialeve nga neni 277 të Kodit Penal të Kosovës. Andaj, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët e Republikës së Kosovës kemi arritur që këtë rast delikat sa i përket identifikimit të kryerësve të veprës penale, kemi arritur t’i arrestojmë brenda një afati të shkurtër kohor dhe ky rast si i tillë, target i së cilës kanë qenë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke cenuar rëndë integritetin moral të tyre sa i përket shpërndarjes së fotove, video-incizimeve intime të cilat kanë krijuar pasiguri tek qytetarët e Republikës së Kosovës. Sot i kemi diku 7 persona të cilët i kemi në ndalim dhe jemi në fazën tjetër të vazhdimit edhe të zgjerimit të hetimit edhe për personat tjerë”, ka thënë Gashi në një konferencë për media.

Ndërsa, edhe zëvendëskryeprokurorja, Elza Bajrami-Kastrati, e cila ka qenë edhe prokurore e këtij rasti, ka dhënë detaje rreth hetimeve dhe arrestimin e personave përgjegjës.

“Me 14 prill është lëshuar aktvendim për ndalimin e njërit prej administratorëve të AlbKings. I njëjti dyshohet për veprën penale vjedhja e identiteteve dhe kredencialeve. Me 23 prill, është ndaluar edhe personi i dytë i gjinisë femër, e përfshirë në këtë rast, duke qenë njëra nga administratoret e këtij grupi, ka kryer të njëjtën vepër si personi i parë. Me 23 maj, pas hetimeve të vazhdueshme, prokuroria ka arritur të lëshojë aktvendim për ndalimin e personit të tretë, saktësisht administratorit kryesor dhe themeluesit të grupit. Ndaj të njëjtit prokuroria ka parashtruar kërkesë për paraburgim dhe kjo është miratuar nga Gjykata. Me lejoni të theksoj se në saje të bashkëpunimit të Prokurorisë, Policisë dhe qytetarëve kemi arritur t’i identifikojmë dhe arrestojmë shtatë persona të përfshirë në këtë rast penal”, theksoi Bajrami-Kastrati.

Ajo theksoi se Prokuroria Themelore në Prishtinë është duke hetuar edhe në pista tjera këtë rast.

Shtatë persona të arrestuar deri më tani për rastin “AlbKings”

Gjithashtu lexoni:

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Kosova News 30/05/2024 30/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?