KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zëdhënësi i DhSK-së: Ish-krerët e UÇK-së s’mund të gjykohen në liri, shkak pengimi i drejtësisë e arratisja
Siguri

Zëdhënësi i DhSK-së: Ish-krerët e UÇK-së s’mund të gjykohen në liri, shkak pengimi i drejtësisë e arratisja

Kosova News
Kosova News 09:35 -30/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, nuk mund të gjykohen në liri për shkak të rrezikut të arratisjes e pengimit të dëshmitarëve.

Duke folur specifikisht për kërkesën e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për gjykim në liri, Doyle ka thënë se ekziston rreziku që i akuzuari mund të “kryejë krime tjera”.

Ndërsa sa i përket zgjatjes së këtij procesi gjyqësor, Doyle është arsyetuar se afati është deri në prill të vitit të ardhshëm.

“Unë nuk do të doja të jepja një vlerësim nëse procesi i Gjykatës është duke shkuar ngadalë, por ajo çka ne e dimë është qe rastet vazhdojnë tash e 13muaj dhe përgjatë këtyre 13 muajve, Paneli Gjykues po ripërsërit kërkesën e tyre drejt palëve duke u kërkuar atyre te mbajnë konferenca, të përshtatin dhe të iniciojnë ligje të reja të cilat për qellim kanë një gjykim jo vetëm me të drejt dhe me të saktë por edhe një gjykim sa më të shpejt të mundshëm. Prokuroria më herët ka dhënë një afat deri ne prill të vitit 2025 për prezantimin e rastit të tyre dhe gjykatësit kanë ndërmarrë hapa së bashku me palët se si të vazhdojnë sa më shpejt të mundën”, ka thënë Doyle për EO.

Zëdhënësi i DhSK-së nuk është fort optimist se ky proces do të përfundojë në vitin 2025, por që kanë kërkuar përshpejtim në marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

“Nuk do te doja të spekuloja rreth kësaj por ajo çka kemi dëgjuar se fundmi gjatë kësaj jave në sallën e gjyqit, kemi dëgjuar gjykatësit duke pyetur nëse dhe si po planifikojnë te përfundojnë rastin e tyre përgjatë këtij afati dhe kemi dëgjuar prokurorinë duke thënë se ende janë duke punuar drejt afatit të dhënë për prill të vitit 2024 por ata gjithashtu kane thënë se kanë kërkuar reduktimin dhe përshpejtimin në ecjen e dëshmive”, u shpreh ai.

Sa i përket kërkesës së ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli që të gjykohet në liri, Doyle ka thënë se trupi gjykues e ka parë të arsyeshme ta refuzojë për shkak të pengimit të drejtësisë.

“Trupi gjykues çdo dy muaj duhet të vlerësojnë nëse arsyet justifikojnë dënimin e të akuzuarit ato duhet te vlerësojnë nëse ekziston rreziku se personi do të arratiset, nëse do te pengojnë drejtësinë ose rrezikojnë që i akuzuari të bëjë krime tjera, të gjitha këto rishikime bëhen çdo dy muaj. Deri tani trupi gjykues ka konstatuar se ekziston rreziku i pengimit te vazhdimësisë dhe mundësisë për krime tjera. Ka pasur indikacione, të dhëna qe disa gjera janë komunikuar në dhomën e dënimit për dëshmitarë të mbrojtur dhe deri me tani gjykatësit thonë se rreziku që i akuzuari mund të pengoj procesin dhe te kryej krime tjera”, theksoi ai.

I pyetur nëse gjatë këtij procesi ka prani të dëshmive nga pala serbe, Doyle është arsyetuar se Prokuroria e Gjykata janë të ndara. Ai ka thënë se është Prokuroria ajo që mundohet t’i gjejë provat dhe ta bind gjykatën për një proces të tillë.

“Mënyre se si provat dhe dëshmitë funksionojnë është që Prokuroria që është e pavarur nga Gjykata është neutrale. Prokuroria heton dhe mundohet të gjejë fajtorin, mbrojtja mundohet të tregoj që prokuroria nuk ka paraqitur si duhet provat dhe gjykata është ne mes andaj ajo gjykon vetëm nëse provat janë te vlefshme autentike relevante për rastin por  është prokuroria ajo qe sjellë provat në Gjykatë”, u shpreh ai.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në

Kosova News 30/05/2024 30/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?