KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyrtari izraelit: Lufta në Gazë mund të zgjasë deri në fund të vitit
Botë

Zyrtari izraelit: Lufta në Gazë mund të zgjasë deri në fund të vitit

Kosova News
Kosova News 23:57 -29/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një zyrtar i lartë izraelit ka thënë se pret që lufta kundër Hamasit në Gaza të vazhdojë të paktën deri në fund të vitit. Ndërkohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi se spitali i fundit në Rafah është para kolapsit ndërsa një sulm i plotë nga trupat izraelite mund të çonte në mbylljen e tij duke shkaktuar një numër të madh vdekjesh.

“Luftat në Gaza do të vazhdojnë edhe për të paktën shtatë muaj të tjerë”, ka deklaruar këshilltari i kryeministrit izraelit për sigurinë kombëtare, Tzachi Hanegbi, për radion publike Kan të Izraelit.

Ai shoti se ushtria izraelite ka marrë kontrollin e 75% të zonës tampon përgjatë kufirit Gaza-Egjipt, ndërsa vazhdon sulmin në qytetin jugor Rafa.

Banorët e qytetit ndërkohë raportuan shumë sulme ajri, ndërsa në tokë njësitë e tankeve kanë kryer operacione në zonat qendrore dhe perëndimore përpara se të tërhiqeshin.

Organizata Botërore të Shëndetësisë paralajmëroi gjithashtu se spitali i fundit i Rafah është para kolapsit ndërsa një “inkursion i plotë” nga trupat izraelite mund të çonte në mbylljen e tij duke shkaktuar një numër të madh vdekjesh.

Forcat izraelite njoftuan të martën se po operojnë në mënyrë “shumë precize” kundër batalioneve të mbetura të Hamasit në Rafah, nga ku më shumë se një milion palestinezë janë larguar gjatë tre javëve të fundit.

Ndërkohë SHBA janë shprehur se nuk besojnë se tani ështe duke u zhvilluar “një operacion i madh tokësor”, i cili mund të shkaktonte një ndryshim në politikën e saj rreth ndihmës ushtarake përIzraelin.

Izraeli ka këmbëngulur se duhet ta marrë qytetin Rafah për të arritur fitoren në luftën e shkaktuar nga sulmi i paprecedentë i Hamasit më 7 tetor, që vrau rreth 1200 njerëz, ndërsa rrëmbeu 252 të tjerë.

Të paktën 36,170 njerëz janë vrarë në të gjithë Gazën që nga fillimi i konfliktit, sipas ministrisë së shëndetësisë së drejtuar nga Hamasi.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 29/05/2024 29/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Shërbimi Korrektues i Kosovës nënshkruan kontratë për furnizim me municion, vlera afro 30 mijë euro
13:31 -23/07/2026
Arrestohet shoferi i dehur që shkaktoi aksidentin fatal në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë
12:25 -23/07/2026
Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje
11:55 -23/07/2026
“Të fajshëm”, bashkëshortja e policit Muhamet Lika mbështet prokurorinë!
10:57 -23/07/2026
Caktohen seancat gjyqësore në rastin kundër administrimit të drejtësisë
10:23 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?