KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sveçla: Pishina e Gërmisë iu dha në shfrytëzim sekretarit të degës së LDK-së, ku kryetar është Alban Zogaj
Politikë

Sveçla: Pishina e Gërmisë iu dha në shfrytëzim sekretarit të degës së LDK-së, ku kryetar është Alban Zogaj

Kosova News
Kosova News 13:38 -29/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Opozita e ka akuzuar pushtetin në kryeqytet se ua kanë dhënë bashkëpartiakëve, menaxhimin e Pishinës së Gërmisë.

Shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, ka thënë se pas shpalljes së tenderit nga Ndërmarrja Publike Lokale “Sport Marketing”, fituesi ka dalë të jetë sekretari i degës së tretë të LDK-së në Prishtinë, ku kryetar i saj është nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj.

Sipas tij, çdo gjë publike, LDK po dëshiron ta privatizojë dhe t’ua jep bashkëpartiakëve.

“Këtë shqetësim e kemi ngritur ne si Lëvizje Vetëvendosje konkretisht asamblisti ynë Petrit Reçica, pas një thirrje për një kontratë për një tender në lidhje me dhënien në shfrytëzim të pishinës së Gërmisë dhe ka rezultuar se fitues të jetë një kompani e pronari i së cilës sipas të dhënave në agjencionin për regjistrimin e bizneseve është sekretari i degës së tretë të LDK-së, ndërkohë që kryetari i degës së tretë është nënkryetari Alban Zogaj. Kjo shpërfaq më së miri mendësinë shfaqëse dhe abuzuese të LDK-së në kryeqytet ku çdo gjë që është publike duan ta privatizojnë dhe të iu jepen në shërbim bashkëpunëtorëve të tyre eksponentëve të partisë së tyre”, ka thënë Sveçla.

Sveçla tha se është për keqardhje kjo çështje, derisa ka ftuar edhe organet e hetuesisë që të merren me këtë çështje.

“Mendoj se është e udhës që organet e hetuesisë prokurorisë të merren me këtë çështje sepse si ndodhi që pikërisht Pishina e Gërmisë t’i jepet një sekretari të degës së LDK-së dhe ai rezultojë se është i vetmi kandidat e vetmja kompani ose operatori ekonomik që ka aplikuar për këtë çështje. Kjo në anën tjetër e dëshmon edhe paaftësinë menaxheriale të kësaj partie në ndërmarrje komunale publike Sport Marketingu që e menaxhon pishinën e Gërmisë është pranë bankrotit, ka vonesa të pagave për punëtorët në anën tjetër ne e kemi subvencionuar si kuvend komunal, mirëpo keqmenaxhimi dhe keqpërdorimi që kanë ndodh kanë pru në këtë situatë ku po ndodh tani edhe dhënie në shfrytëzim e pishinës së Gërmisë dhe po ndodh pikërisht për eksponentë të partisë së LDK që janë në pushtet”, theksoi Sveçla.

Të martën me 28 maj, Kompania Publike, Sport Marketing, njotoi se në bazë të vlerësimit të ofertave publike në thirrjen e tenderit “Menaxhimi i pishinës dhe shërbimet hoteliere në pishinën e Gërmisë në Prishtinë”, Ofertuesi “Delice caffe SH.P.K” ka fituar në bazë të çmimit të ofruar.

Ndaj këtij vendimi, sipas kësaj kompanie, palët e pa kënaqura mund të paraqesin ankesë në afat prej shtatë ditë, nga data 28 maj deri me 5 maj 2024.

Gjithashtu lexoni:

SHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar nga Amerika: Jeni vendi i parë në Evropë që e bëni këtë

Jeton Mushkolaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Deçanit

Osmani për nënkampionen e botës në xhudo: Distria, krenaria jonë

Britania e Madhe dërgon aeroplanë luftarakë në Lindjen e Mesme

Kosova del me qëndrim zyrtar: Irani po rrezikon stabilitetin global!

Kosova News 29/05/2024 29/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
25°C
Pristina
clear sky
26° _ 24°
36%
4 km/h
Sat
24 °C
Sun
26 °C
Mon
29 °C
Tue
28 °C
Wed
28 °C

Lajmet e Fundit

Trump dhe Putin diskutojnë konfliktin Izrael-Iran në një telefonatë
21:44 -14/06/2025
Rui Costa bllokon transferimin e yllit të Benficës tek Real Madridi
21:40 -14/06/2025
ASH: VLEN edhe pse janë pjesë e qeverisë, vazhdojnë të sillen si opozitë duke u shmangur nga përgjegjësitë institucionale
21:37 -14/06/2025
Ka mbetur i bllokuar në Iran, Taremi detyrohet ta humbasë Kupën e Botës për Klube
21:34 -14/06/2025
Gyokeres ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm – Fabrizio Romano jep detajet
21:31 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?