Policia nga rajoni i Vushtrrisë ka arrestuar një qytetar të kërkohej nga gjykata për disa vepra penale, përfshirë vjedhje e grabitje.
“Ndaj personit të arrestuar: E.Z., 23 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, kishte katër (4) urdhëresa aktive të lëshuara nga gjykata për veprat penale: Grabitje, Posedim i paautorizuar i substancave narkotike, Lëndim i lehtë trupor dhe Grabitje në tentativë”, njofton policia.
Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje gjithsej prej tri vjet e nëntë muaj.


