KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 21-vjeçari që i plagosi tre persona në Pejë planifikonte arratisje nga Kosova
Siguri

21-vjeçari që i plagosi tre persona në Pejë planifikonte arratisje nga Kosova

Kosova News
Kosova News 23:38 -28/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

21-vjeçari Agron Gashi, pas plagosjes së tre personave në qendër të Pejës, arriti që me ndihmën e një personi të largohet nga vendi i ngjarjes dhe të strehohet në vendlindjen e tij.

I dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë duket se kishte plane të e braktiste Ozdrimin e Pejës, e të arratisej për në një shtet tjetër, institucionet i kanë rënë në gjurmë këtij plani që për pak nuk u realizua.

“Njëkohësisht kemi pranuar informata që personi i dyshuar për plagosjen e trefishtë ka përgatitur një plan për arratisje nga Republika e Kosovës dhe për këtë çështje menjëherë janë ndërmarrë veprime intensive. Është lokalizuar personi i dyshuar dhe më pas është arrestuar”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

Agron Gashi që aktualisht ndodhet në paraburgim edhe më herët kishte pasur probleme me ligjin. Madje merret vesh se ai është i përfshirë në gati 20 vepra penale, e disa prej tyre i tregon edhe vet zëdhënësi i Prokurorisë.

“Ky person i pandehur vitin e kaluar e ka shkelur me veturë një zyrtar policor përkatësisht nuk i është ndalur zyrtarit policor dhe e ka goditur me veturë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe është arratisur nga vendi i ngjarjes”, ka shtuar Nikçi.

Sipas Nikçit, Gashi ka qenë në arrati për një kohë dhe është arrestuar e dërguar në paraburgim për disa muaj, dhe i është ngritur aktakuzë. Por, tregimi nuk përfundon me kaq.

“Gjatë kohës sa i njëjti ka pasur për t’u intervistuar tek Prokurori që është në këtë rast Ersan Qavolli, i njëjti dyshohet se i ka thënë avokatit të tij në prezencë të një zyrtari shtetëror se ‘po ta nxo këtë Prokuror në ndonjë qoshe do t’ia tregoj qejfin’, dhe për këtë çështje është dorëzuar kallëzim penal për veprën penale kanosje ndaj Prokurorit të Shtetit”, ka thënë më tej ai.

Për Policin që e shkeli me veturë, Agron Gashit, sipas prokurorit Qavolli, i është ngritur aktakuzë për rrezikim të trafikut publik me veprime të rrezikshme dhe mosdhënie e ndihmës.

E gjendja e të plagosurve mbetet e njëjta. Babai i dy të rinjve pa vetëdije, bashkë me njërin djalë po trajtohen në mjekim Intensiv.

“Dy nga tre të plagosurit që nga data 23 po trajtohen në mjekimin intensiv qendror. Baba i dy të plagosurve, J.B. edhe ky i plagosur, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, i intubuar dhe pa vetëdije. Më datën 25 i njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik dhe gjendjen e ka të njëjtë. J. B., njëri nga djemtë, që nga pranimi në intensivë më datë 24 ka qenë me vetëdije dhe gjendja e tij është relativisht stabile”, ka thënë mjekja kujdestare Ingerta Sahiri-Krasniqi.

Një ndër pistat që po i ndjekë Prokuroria lidhur me rastin janë dyshimet se zënka ka nisur pas shitblerjes së një veture. Njëri nga të plagosurit është konfirmuar se është pjesëtar i FSK-së.

Gjithashtu lexoni:

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë

Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin

Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit

Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje

Kosova News 07/06/2024 28/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Tragjike: Tre mërgimtarë vdesin në një aksident trafiku në Gjermani, po ktheheshin nga pushimet në Kosovë
23:01 -06/08/2026
Nga laboratori në terren: MINTI dhe AUV nisin verifikimin e produkteve të qumështit në mbarë vendin
21:59 -06/08/2026
Shoqata e Qumështoreve përkrah aksionin e MTI-së: Të hetohet mashtrimi 15-vjeçar me produktet e qumështit
21:55 -06/08/2026
Ambasada e SHBA-së: Udhëheqja politike e Kosovës duhet të bashkëpunojë për të formuar institucionet në përputhje me Kushtetutën
20:53 -06/08/2026
Gjini: Kurtin e takoj vetëm publikisht, para kamerave
20:46 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?