KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku thotë se PDK-ja u instrumentalizua nga pushteti, kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti
Politikë

Abdixhiku thotë se PDK-ja u instrumentalizua nga pushteti, kërkon dorëheqjen e Qeverisë Kurti

Kosova News
Kosova News 19:53 -28/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Në këtë mbledhje kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit.

Abdixhiku ka deklaruar se qytetarëve u kanë mjaftuar tri vite për ta kuptuar paaftësinë fondamentale të kësaj qeverie.

Ai u shpreh se sot shtyllat identitare të Kosovës janë vënë në peshore të fatit të popullistëve.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo e ardhme sot duket e zymtë, e pa perspektivë. Sot teksa qëndrojmë këtu në një udhëkryq kritik të vendit shtyllat identitare të Kosovës janë vënë në peshoren e fatit të popullistëve. Ato po gërmohen, rrënohen dhe tjetërsohen si synim ideologjik i mosbesueseve të pavarësisë”, ka thënë Abdixhiku.

I pari i LDK-së ka shtuar se kjo Qeveri nuk ka lënë asnjë shenjë në asnjë fushë.

“Sot është moment reflektimi. Ky moment thërret për përgjegjësi, duhet dorëheqje. LDK refuzon farsën e darkave, LDK është e gatshme dhe kërkojmë dorëheqje të qeverisë. Fillimisht dorëheqja e pastaj shpërbërja”, ka thënë Abdixhiku.

Ai pati edhe një mesazh të tërthortë për PDK-në që kishte pranuar të takohet me kryeministrin Kurti ditë më parë.

“Pas tre vjet e gjysmë popullizëm, e nxitje të propagandës pushteti kishte menduar zgjedhjen e instrumentalizimit të opozitës si shpëtim individual nga dështimi i madh, fatkeqësisht në këtë instrumentalizim ka gjetur një aleat”, tha Abdixhiku, duke shtuar që të bashkuarit të caktojnë datën e “ne te djathtët do ta caktojmë festën”

Gjithashtu lexoni:

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit

Deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

PDK: Jemi para Qeverisë, nuk do të ndalemi deri në rikthimin e rendit kushtetues

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?