KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Manxhuka i reagon Gashit pasi tha se LVV ka koalicion me PDK-në: Çdoherë realiteti i ka demantuar
Politikë

Manxhuka i reagon Gashit pasi tha se LVV ka koalicion me PDK-në: Çdoherë realiteti i ka demantuar

Kosova News
Kosova News 15:25 -27/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë reaguar pas deklaratës së shefit të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili ka pohuar se ka një përafrim mes PDK-së dhe LVV-së.

Arlind Manxhuka, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje tha se opozita nuk dëshiron zgjedhje të parakohshme, dhe se deklaratat që LVV do të bëjë koalicion me PDK-në, janë të zakonshme para secilave zgjedhje.

“Ata nuk i duan përnjëmend zgjedhjet e parakohshme dhe se porsi shumica e popullit janë të kënaqur me KM Kurti. Pra, kjo është përpjekje për të ikur nga mosgatishmëria e tyre për zgjedhje. Kështu po i frikësohen zgjedhjeve të reja dhe janë komod në ulëset opozitare të Kuvendit. Ndërkaq, para secilave zgjedhje thonë që LV do të bëjë koalicion me PDK-në, ndërkohë që çdoherë realiteti i ka demantuar”, është shprehur ai per telegrafin.

Ndërkaq sot shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi deklaroi se dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti është e vetmja zgjidhje për të shkuar në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Ai po ashtu u shpreh se ka një përafrim mes LVV-së dhe PDK-së.

“Pse duhet të jenë partitë opozitare të pajtuara kur partitë opozitare kanë programe të ndryshme, lidership të ndryshëm, qasje të ndryshme edhe me pushtetin edhe mes veti. Është normale që partitë opozitare s’kanë të njëjtën qasje. Ka një koalicion ose një përafrim mes PDK-së dhe LVV-së që është në objektiven e tyre, në qëllimin e tyre të punës dhe normalisht ne si LDK kemi këndvështrimin tonë dhe këndvështrimi jonë është që të merret përgjegjësia politike për dështimet katërvjeçare në Kosovë”, theksoi Gashi.

Ndryshe, subjektet opozitare përkundër thirrjeve që kanë bërë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, deri tani nuk ka pasur ndonjë dakoordim mes tyre.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit

Deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

PDK: Jemi para Qeverisë, nuk do të ndalemi deri në rikthimin e rendit kushtetues

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?