KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për planin e “Kalabrisë”, Rama përplaset me opozitën
Politikë

Kërkohet seancë e jashtëzakonshme për planin e “Kalabrisë”, Rama përplaset me opozitën

Kosova News
Kosova News 11:32 -24/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përfaqësuesit e Vetëvendosjes dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar vetëm për planin e  lagjes “Kalabria”.

Shefi i asamblistëve të PDK-së, Letorim Retkoceri, tha se nga sjellja e drejtuesve të kryeqytetit, Prishtina po trajtohet si zonë e betonizuar.

“S’ka pasur asnjë dokument dhe material për planin në lagjen Kalabria, po ua tregoj rendin e ditës, në një situatë kur si grupe, si grupit të Partisë Demokratike, është dërguar plani zhvillimor komunal, më duhet te them një argument tjetër, e kuptojmë hallin e banorëve sepse nga sjellja Prishtina po trajtohet si zonë e betonizimit dhe planeve me koeficient për grupe të caktuara, kjo s’dihet t’i ndodh Prishtinës, qysh mundet t’u arsyetohet qytetarëve 1.8 e kanë pru sot me idenë e koeficientit 7, çfarë borxhi kem na, nëse kryetari ka borxh dikujt është mirë me tregu, që nga ndërrimi i pronave të Badovcit nuk do lejojmë më të keqpërdoret besimi. Kemi nevojë me pa plane, kem pa qe ka dal në dëgjim publik, si kemi parë ndryshimet”, ka thënë Retkoceri.

Asamblisti nga Lëvizja Vetëvendosje Faton Zeka, kërkoi që javën tjetër të mbahet një seancë e jashtëzakonshme me vetëm një pikë të rendit të ditës, planin për Kalabrinë.  

“Kalabria nuk është vetëm e imja por edhe e gjithë banorëve që jetojnë aty. Fjalimet e mira politike nuk e arsyetojnë kohën e humbur që dy vite e gjysmë. Dhe janë penalizuar duke mos mundur të realizojnë as nevojat elementare e lërë më jetë luksi. Të caktohet një seancë e jashtëzakonshme ku e trajtojmë vetëm planin e Kalabrisë. Të gjithë e dimë se plani i Kalabrisë që nga viti 2005 nuk është reviduar asnjëherë. Interesi i qytetarëve është të ketë barazi dhe dinjitet, mos të mashtrohen dhe të ketë hile ndaj tyre. Hajde po mblidhemi dhe po e trajtojmë me seriozitet me fokus kërkesat e banorëve dhe mos të shkojnë edhe dy vjet e gjysmë”, tha Zeka.

Edhe Bahri Gashi nga AAK-ja, tha se duhet të diskutohet kjo çështje e lagjes Kalabria në një seancë të jashtëzakonshme.  

“Me vjen rend kur i shoh ato grupe para derës, unë nuk dua të flas sikur kolegët e mi shumë, a ka mundësi me mbajt një seancë të jashtëzakonshme brenda disa ditëve, dërgoni materialin sot një javë e vijmë prapë, është punë ore me votu, sot s’ka pikë Kalabrie, ju lutem tërhiquni, na dërgoni material dhe e vazhdojmë seancën”, tha Gashi.

Këtyre kritikave u është përgjigjur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Ai i ka akuzuar për mashtrim të qytetarëve dhe se po bëjnë politikë me ta.

“Prej fjalimeve e politikbërje që po ndodhë në këtë asamble, ne si kabinet po punojmë shumë. Jemi të gatshëm, dhe mund ta bëjmë seancën e jashtëzakonshme javën tjetër me një pikë, atë të Kalabrisë, meqë nuk është futur në këtë seancë. Unë nuk e kam mendjen të bëjë politikë. Asnjëherë nuk u është cenuar ndërtimtarëve ta zhvillojnë Kalabrinë. Është mbrojtur e drejta e banorëve për të mos u betonizuar. Për këtë arsye e kemi analizuar, kemi diskutuar me qytetarët, vazhdojmë të diskutojmë. Po i mashtroni ju me politika, ne po punojmë, nuk ka pasur ndryshime të mëdha se sa sot, e kemi një plan e vizion, e ju e sabotoni tu i rrejt njerëzit, kur bëhemi bashkë për te mira,  tokën e Komunës i duhet unaza dhe qeveria nuk e financon e ju bëni politika, s’dini tjetër veç me fol e na bëjmë”, tha Rama.

Debati në Kuvendin Komunal po vazhdon ende.

Asamblisti i VV-së: Rama asnjë dokument se ka sjell për Planin rregullues të “Kalabrisë”, tendenca për me shti në rend dite nuk kalon

Gjithashtu lexoni:

Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

“Pak ose fare vëmendje” dhe “Kosova të bëhet gati”, reagimet për deklaratën e Trump

Kuvendi në bllokadë, Kushtetuesja thekson se po e shqyrton me prioritet kërkesën e iniciuar nga AAK

Hetemi inauguron Zyrën e Noterisë në Leposaviq

Komuna e Prishtinës i zotohet KRM “Pastrimi” për pagesën e borxhit prej 2.5 milionë eurove

Kosova News 24/05/2024 24/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Zeniti konfirmon tërhiqjen nga gara për Mirlind Dakun: Kërkesa financiare, pengesa kryesore
21:41 -17/06/2025
Prindërit që bëjnë këto 6 gjëra rrisin fëmijë të pjekur emocionalisht
20:58 -17/06/2025
Modeli i frymëmarrjes është po aq unik sa gjurmët e gishtit dhe mund të zbulojë shumë për shëndetin tuaj
20:55 -17/06/2025
Mjaftojnë tre përbërës që atletet tuaja të vjetra të shkëlqejnë si të reja: Riktheni bardhësinë e tyre!
20:52 -17/06/2025
Klubi i Serie A e ka prioritet transferimin e Milot Rashicës – detaje nga oferta e arritur te Besiktasi
20:48 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?