KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Stano: S’ka asgjë të re rreth raportit të Borell për masat, veprimet e fundit në Veri të padobishme
Politikë

Stano: S’ka asgjë të re rreth raportit të Borell për masat, veprimet e fundit në Veri të padobishme

Kosova News
Kosova News 16:10 -23/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Republika e Kosovës vazhdon të jetë ende nën masa të Bashkimit Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se ende s’ka ndonjë gjë të re sa i përket raportit të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell, raport të cilin do t’ua dorëzojë shteteve anëtare lidhur me heqjen e masave apo edhe zgjerimin e tyre.


Në përgjigjen dhënë për Express, Stano ka potencuar se deklarimet e dhëna rreth raportit të Borell mbesin valide, duke marrë parasysh edhe veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës në Veri të vendit, që zëdhënësi i BE-së i quan “të padobishme”.

“Nuk ka asgjë të re për të raportuar dhe ajo që kemi deklaruar është ende e vlefshme – edhe në dritën e zhvillimeve të fundit të padobishme rreth çështjes së dinarit”, ka thënë Peter Stano për Gazetën Express.

Por çfarë kishte deklaruar Peter Stano i pyetur rreth masave dhe raportit të Jospe Borell në konferencën e mbajtur më 7 maj 2024 në Bruksel?

Zëdhënësi i BE-së kishte treguar se është Këshilli i Bashkimit Evropian ai që do të diskutojë për heqjen e mundshme të masave apo zgjerimin e tyre bazuar në zhvillimet në terren, në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borell, rreth përmbushjes së kushteve të BE-së për heqjen e masave.

Stano kishte thënë më 7 maj se raporti pothuajse është afër finalizimit dhe se do t’iu dorëzohet shteteve anëtare .

“Procedura është treguar në konkluzat e Këshillit në dhjetor. Këshilli do të diskutojë heqjen e mundshme të masave apo zgjerimin e tyre, bazuar në zhvillimet në terren, në bazë të një raporti të Përfaqësuesit të Lartë rreth përmbushjes së kushteve të BE-së për Kosovën kur masat ishin vendosur. Mund të konfirmoj se raporti është afër finalizimit dhe potencialisht afër dorëzimit tek shtetet anëtare”, kishte deklaruar Peter Stano nga selia e Komisionit Evropian në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka reaguar ashpër pas aksionit të fundit të insitutcioneve të Kosovës në veri të vendit, ku edhe është mbyllur banka postare e Serbisë dhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e parave.

BE kishte konstatuar se operacioni policor në Veri rreth dinarit ka qenë eskalues, që shkon kundër frymës së normalizimit, pengon vazhdimin e negociatave dhe se provon “përsëri që autoritetet e Kosovës kanë prioritet veprimet e njëanshme dhe të pa koordinuara në vend të bashkëpunimit”.

Gjithashtu lexoni:

Osmani dhe Kövér flasin për fuqizimin e lidhjeve Kosovë-Hungari

Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve

Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë

Kosova News 23/05/2024 23/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes, miraton padinë e parashtruesit të kërkesës për vërtetim të pronësisë kundër APK-së
10:22 -18/06/2025
Bislimi paraqitet në prokurori për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore
10:00 -18/06/2025
Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë
09:39 -18/06/2025
Osmani dhe Kövér flasin për fuqizimin e lidhjeve Kosovë-Hungari
09:14 -18/06/2025
Sonte nis dezinsektimi hapësinor në Prishtinë
08:47 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?