KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Britania e interesuar për normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Politikë

Rama: Britania e interesuar për normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 14:28 -22/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Emigracioni i paligjshëm, përfshirja e Britanisë në projektin për hekurudhën Durrës–Prishtinë dhe ecuria e bashkëpunimit në rajon ishin disa prej pikave kryesore në të cilat janë diskutuar në takimin ndërmjet kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron.

Temë e takimit Rama-Cameron ka qenë edhe normalizimi i marrëdhënieve rajonale dhe procesi i dialogut mes Kosovës e Serbisë.  

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e përbashkët me Lordin Cameron ka thënë se është diskutuar për ecurinë e bashkëpunimit në rajon.

“Cameron është një mbështetës i vendosur i këtyre proceseve dhe dihet që Britania ka shprehur interes të veçantë për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve në kuadër të procesit të dialogut me Kosovës e Serbisë, ku ka pasur hapa pozitivë dhe ka dhe ngecie në vend apo në vijimësi ndihet dhe rreziku i kthimit mbrapa”, ka thënë Rama.

Në këtë konferencë Rama është shprehur se Britania synon të jetë më e pranishme në rajon. Në këtë kuadër, Rama bëri me dije se Mbretëria e Bashkuar do të përfshihet në projektin strategjik të hekurudhës Durrës–Prishtinë.

Po ashtu, Rama ka deklaruar se së shpejti hapet gara ndërkombëtare për Portin e ri tregtar të Durrësit, ndërsa shtoi se po presin përgjigjen përfundimtare të NATO-s për krahun ushtarak të Portit të Durrësit.

“Është ditë e posaçme pasi jo vetëm kemi një mik nga një vend që është një aleat dhe partner shumë i rëndësishëm, sekretarin e shtetit për çështjet e jashtme lordin Kameron por edhe një mik të posaçëm të këtij rajoni dhe Shqipërisë. Jam i bindur që do rikthehet përsëri. Kemi diskutuar për marrëdhëniet tona dypalëshe shumë të mira dhe për thellimin e mëtejshëm të tyre, për të cilin kemi folur qoftë në aspektin e marrëdhënieve si dy vende aleate në NATO, qoftë dhe në aspektin e marrëdhënieve bilaterale, në kushtet kur Britania synon të jetë më e pranishme në rajonin tonë. Dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen e Britanisë në një projekt strategjik me rëndësi të veçantë për Shqipëri-Kosovën e rajonin që është hekurudha Durrës-Prishtinë, e cila është një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes, jo vetëm mes dy vendeve, por në rajon dhe më gjerë. Së shpejti hapim garën ndërkombëtare për portin e ri tregtar të Durrësit. Po presim përgjigjen përfundimtare të NATO për krahun ushtarak të Portit të Durrësit dhe njëkohësisht edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë”, ka thënë Rama.

Kreu u qeverisë shqiptare, u ndal edhe te emigracioni paligjshëm, për të cilin bëri me dije se do të intensifikohet bashkëpunimi Britani-Shqipëri për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni.

“Për të gjitha këto së bashku, ky projekt tejkalon interesin e dy vendeve dhe në të cilin Britania ka shprehur interesin të përfshihet me financim dhe ekspertizë. Sekretari është një avokat i rëndësishëm në proceset transformuese të rajonit tonë. Kemi folur edhe për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura. Operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë dhe gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do jetë maksimale edhe në vazhdim, gjë që lidhet edhe me vullnetin e përbashkët për ti shkuar në rrënjë këtij fenomeni që ka të bëjë me rrjetet e krimit të organizuar”, ka thënë ai.

Kurse, sekretari i Shtetit për Çështjet e Jashtme, David Cameron në vizitën e tij të parë në Tiranë, tha se Britania e Madhe kërkon të jetë më e pranishme në rajonin e Ballkanit përmes investimeve dhe partneriteteve më të forta

Cameron vlerësoi të gjitha zhvillimet që ka bërë Shqipëria në reformat me rëndësi për shtetin e së drejtës, për zhvillimi ekonomik, rritjen dhe forcimin e partneriteteve për siguri në NATO si dhe zhvillimin turistik që po përjeton vendi. Të gjitha këto, për Cameronin, do të krijojnë kushte të përshtatshme që qytetarët të mos i drejtohen emigrimit të paligjshëm.

“Është një kënaqësi e veçantë që jam këtu sot. Një nga arsyet që doja të vija është që të festonim suksesin tuaj, pasi Shqipëria është me të vërtëtë një histori suksesi në aspektin ekonomik dhe keni bërë një punë të shkëlqyer në Këshillin e Sigurimit. Keni dhënë një drejtim kaq të qartë se ku dëshironi të arrijë dhe ku duhet të jetë Shqipqria në sferën e NATO-s dhe BE. Britania do jetë një nga partneret më të frytshme, eksportet janë rritur me 20%, kemi projektin e hekurudhave nga Prishtina në Durrës që do jetë shumë e rëndësishme për të gjithë rajonit. Kemi një marrëdhënie pozitive edhe në fushën e mbrojtjes dhe partneritetin në NATO. Pra një partneritete edhe sa i përket luftës së krimit të organizuar dhe po ndihmojnë edhe modernizimin e gjyqësorit tuaj ndërkohë që ju vazhdoni reformat”, ka theksuar ai.

“Kur Ballkani Perëndimor është keq, edhe Europa është keq”, ka thënë Cameron, i cili është një nga mbështetësit kryesor të integrimit të rajonit në BE. Lidhur me partneritetin për emigrantët e paligjshëm, Cameron e vlerësoi tepër të rëndësishëm dhe me rezultate pozitive, ku “shtetet e tjera duhet ta merrnin shembull”.

Cameron foli edhe për projektet dhe investimet që Britania e Madhe do të bëjë në rajon, në zhvillim të ekonomisë së tij.

“Partneriteti me emigracionin ka rezultate pozitive dhe duhet të jetë shembull për të tjerët. Me këtë fenomen po hasen të gjithë dhe keni tregua që jeni novator dhe krijues dhe punoni për partneritet të tilla të fortë që kanë arritur rezultatet të shkëlqyera, ekonomia është rritur, sektori i turizmit është shumë i suksesshëm. Kur Ballkani ja del mbanë, Evropa ia del mbanë. Nëse ka probleme në rajon ka probleme edhe në Evropë dhe duhet të bashkëpunojmë në projektet me rëndësi për të dyja palët. Duam që të kemi një marrëdhënie pozitave dhe të fortë në kontinentin tonë”, ka thënë Cameron.

Cameron viziton sot Tiranën

Gjithashtu lexoni:

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026

Kurti i shpreh mirënjohje profesor Owada-s: Kontributi i tij është i ngërthyer në historinë tonë kombëtare

Gara për Prishtinën: LDK, VV, PDK, AAK e PSD në betejën për kryeqytetin

Kosova News 22/05/2024 22/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati
21:55 -18/06/2025
Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit
21:40 -18/06/2025
Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër
21:34 -18/06/2025
“S’ka pajtim për dy palë zgjedhje”, Jashari: Kriza mund të zgjasë deri në mars të vitit 2026
21:26 -18/06/2025
Kurti i shpreh mirënjohje profesor Owada-s: Kontributi i tij është i ngërthyer në historinë tonë kombëtare
21:24 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?