KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE: Mbyllja e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës, veprim i pakoordinuar dhe përshkallëzues
Politikë

BE: Mbyllja e degëve të bankës serbe në veri të Kosovës, veprim i pakoordinuar dhe përshkallëzues

Kosova News
Kosova News 15:13 -21/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Bashkimi Evropian ka reaguar ndaj aksionit të djeshëm në veri të Kosovës, ku u mbyllën gjashtë njësi të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë.

Sikurse Shtetet e Bashkuara më herët, edhe Bashkimi Evropian e quajti vendimin e autoriteteve kosovare veprim të pakoordinuar dhe përshkallëzues.

“Mbyllja dhe konfiskimi i këtyre zyrave pa njoftim paraprak ose koordinim dhe vetëm disa ditë pas takimit të fundit të Dialogut, i cili gjithashtu trajtoi çështjen e zyrave të Bankës Postare Kursimore, është përshkallëzuese dhe bie ndesh me frymën e normalizimit dhe minon vullnetin e mirë të Kosovës për arritjen e normalizimit të marrëdhënieve përmes dialogut”, thuhet në komunikatën të lëshuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

BE tutje shtoi se këto veprime të pakoordinuara rrezikojnë zbatimin e marrëveshjes për normalizim të raporteve.

“Edhe një herë, veprimet e pakoordinuara nga njëra palë rrezikojnë zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Operacioni nga Policia e Kosovës gjithashtu rrezikon negociatat në vazhdim për një zgjidhje të përkohshme për njerëzit e prekur negativisht nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës mbi operacionet me para të gatshme”, thuhet tutje në deklaratën e Stanos.

Stano theksoi se kjo do të ketë efekt negativ në jetën e përditshme dhe kushtet e jetesës së serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera që janë të kualifikuara për transferime financiare nga Serbia.

“Operacioni i së hënës provon edhe një herë se autoritetet e Kosovës prioritizojnë veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara në vend të bashkëpunimit me miqtë dhe aleatët e saj”, thuhet mes tjerash në deklaratë.

Ai e përsëriti se “statusi i strukturave dhe shërbimeve të mbështetura nga Serbia është paraparë të zgjidhet me dialogun e lehtësuar nga BE-ja, në lidhje me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë Serbe”.

Stano u bëri thirrje dy vendeve fqinje t’i kthehen dialogut të Brukselit. 

Stano për aksionin në veri: Ngjarje e padobishme

Gjithashtu lexoni:

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës

Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime

Auditori thotë se pasqyrat financiare të LDK-së kanë mungesë transparence dhe kontrolli

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Kosova News 21/05/2024 21/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
few clouds
31° _ 31°
35%
3 km/h
Thu
31 °C
Fri
28 °C
Sat
27 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C

Lajmet e Fundit

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar
16:55 -19/06/2025
U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar
15:54 -19/06/2025
KEK: Njësia A3 e Termocentralit Kosova A ka dalë nga sistemi
15:42 -19/06/2025
Kurti pret në takim ish-kryetarin e GJND-së Hisashi Owada, e falënderon për rolin në opinionin e GJND-së pë pavarësinë e Kosovës
15:28 -19/06/2025
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
15:09 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?