Presidenti iranian Ebrahim Raisi është konfirmuar i vdekur pasi shpëtimtarët gjetën një helikopter me të dhe zyrtarë të tjerë që ishte rrëzuar në kufijtë malorë veriperëndimorë të Iranit një ditë më parë, raportoi të hënën “Daily Mail”.
Raisi, 63 vjeç, Ministri i Jashtëm Hossein Amir Abdollahian; Guvernatori i provincës së Azerbajxhanit Lindor Malek Rahmati, Imami, Mohammad Ali Alehashem, si dhe një pilot, kopilot, shefi i ekuipazhit, shefi i sigurisë dhe një truproje tjetër, ishin të gjithë në bord, sipas mediave iraniane. Të nëntë janë deklaruar të vdekur.
Presidenti Raisi, ministri i Jashtëm dhe të gjithë pasagjerët në helikopter vdiqën në përplasje”, tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters.
BREAKING: RESCUERS HAVE REACHED THE CRASH SITE OF THE PRESIDENT OF IRAN RAISI
— Sulaiman Ahmed (@ShaykhSulaiman) May 20, 2024
“The presence of the rescue team at the crash site of the helicopter carrying the president
Additional and Unfortunately, there is a possibility of martyrdom of all the passengers of the helicopter.“ pic.twitter.com/4whDrc3iHZ


