KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti merr pjesë në ceremoninë e përurimit e renovimeve në Klinikën e Onkologjisë: Është shtuar buxheti për blerjen e barnave
Shëndetësi

Kurti merr pjesë në ceremoninë e përurimit e renovimeve në Klinikën e Onkologjisë: Është shtuar buxheti për blerjen e barnave

Kosova News
Kosova News 10:19 -20/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përurimin e renovimeve të Klinikës së Onkologjisë ka thënë se janë bërë renovime substanciale prej rreth 600 mijë eurosh në këtë klinikë.

Sipas tij, bashkë me renovimin është shtuar edhe numri i shtretërve.

Ai ka thënë se është shtuar edhe buxheti për blerjen e barnave.

“Pata kënaqësinë të vizitojë klinikën e Onkologjisë në të cilën kemi një investim substancial prej rreth 600 mijë euro që e ka transformuar në mënyrë domethënëse klinikën. I kanë pasur 45 shtretër tash i kanë 60 shtretër. Lista e pritjes është zero në radioterapi. Përveç kësaj unë jam i lumtur që mora vesh që procesi i dhënies së vaksinës për sëmundjen e kancerit të qafës së mitrës është duke shkuar mirë. Në të njëjtën kohë, lista e barnave esenciale është zgjeruar. Në përgjithësi në Kosovë, qytetarët që  bëhen pacientë, blejnë rreth 120 milionë euro barna. Tash i bie se gjysmën e kostos e paguan shteti, e gjysmën pacienti”, ka thënë ai.

Sipas tij, nga dy rezonanca magnetike që kanë qenë për 20 vjet, tash janë edhe tri të reja.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se nuk do të ketë listë të pritjes në radioterapi.

Sipas tij, tash e tutje pacientët do të marrin trajtim më cilësor.

“Uroj që sa më pak të ketë sëmundje të tilla, por ata që kanë nevojë do t’i marrin shërbimet sa më cilësore të mundshme”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot

Kosova News 20/05/2024 20/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?