KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » I dyshuari për sulmin ndaj Ficos është majtist dhe pro luftës, thotë Orbani
Botë

I dyshuari për sulmin ndaj Ficos është majtist dhe pro luftës, thotë Orbani

Kosova News
Kosova News 15:12 -17/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, deklaroi të premten se i dyshuari për atentatin ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, është “majtist” dhe “pro luftës”.

Tri javë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, Orban ka thënë se Fico “ishte vërtet i nevojshëm” gjatë kësaj kohe.

Sipas tij, zgjedhjet në BE dhe po ashtu ato në SHBA, do të vendosin nëse Evropa do të ketë luftë apo paqe.

“Unë mendoj se këto zgjedhje do të vendosin, së bashku me zgjedhjet amerikane, edhe çështjen e luftës apo paqes në Evropë”, ka deklaruar Orban, raporton AP.

Në një intervistë me transmetuesin shtetëror të Hungarisë të premten, ai e lidhi atentatin ndaj Ficos me fushatën ushtarake në Ukrainë, duke e quajtur të dyshuarin një “majtist” dhe “autor pro luftës”.

Menjëherë pas tentativës për vrasje në Sllovaki, mediat e afërta me qeverinë hungareze filluan të përhapin idenë se i dyshuari mund të ishte një i majtë dhe se sulmi ndaj kryeministrit sllovak u bë për shkak të politikave të tij kundër Ukrainës.

Fico ka qenë prej kohësh një figurë përçarëse në Sllovaki dhe më gjerë.

Rikthimi i tij në pushtet vitin e kaluar me një platformë pro-ruse dhe anti-amerikane çoi në shqetësime midis anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s se ai do të braktiste kursin pro-perëndimor të vendit të tij.

Fico, 59 vjeç, u qëllua disa herë të mërkurën teksa po përshëndeste mbështetësit pas një takimi të qeverisë në ish-qytetin e minierave të qymyrit, Handlova.

Zyrtarët fillimisht raportuan se mjekët po luftonin për jetën e tij, por, pas një operacioni pesë-orësh, gjendja e tij u përshkrua si e qëndrueshme ndonëse ende serioze.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 17/05/2024 17/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Nis gjykimi për vrasjen e policit Muhamet Lika, pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë!
09:58 -23/07/2026
Aksident fatal në rrugën Mitrovicë–Prishtinë, humb jetën një grua
09:42 -23/07/2026
Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?