Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh ka njoftuar për një rast të vetëvrasjes që ka ndodhur në mëngjesin e të mërkurës.
Familjarët kishin gjetur pa shenja jete një burrë, ndërsa vdekja ishte konstatuar nga njësitet policore.
Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin vetëvrasje.
“Ferizaj, 27.06.2022-07:15. Nga familjarët kanë njoftuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Njësit përkatëse policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vend ngjarje ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.