KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku fton Kurtin të dorëhiqet: Caktojeni datën e zgjedhjeve, LDK-ja do ta bëjë festën
Politikë

Abdixhiku fton Kurtin të dorëhiqet: Caktojeni datën e zgjedhjeve, LDK-ja do ta bëjë festën

Kosova News
Kosova News 20:40 -15/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se partia në pushtet duhet ta caktojë datën e zgjedhjeve, “e LDK-ja do ta caktojë vetë festën”, duke i akuzuar partitë opozitare që janë instrumentalizuar me Qeverinë.

Abdixhiku ka thënë në 34-vjetorin e themelimit të LDK-së në Ferizaj se Qeveria Kurti ka kërkuar takim me opozitën “pasi ka izoluar Kosovën, ka pranuar autonominë e ka dështuar në anëtarësim e njohje”.

“Pasi kanë mbytur ekonominë, pasi kanë shpenzuar tri vite e gjysmë në ankesa mbi të shkuarën, pa dhënë një projekt të vetëm kapital, pasi kanë izoluar Kosovën, kanë pranuar autonominë, pasi kanë dështuar në anëtarësime e në njohje, pasi humbën betejën në Këshill të Evropës, si rast historik e hap kapital të Republikës, pasi ndanë e përçanë ofenduan e propaganduan në nivelet më të ulëta njerëzore e politike, popullistët kërkojnë tani takim! Takim për zgjedhje, por jo dorëheqje! Takim për ndarje të fajësisë mes partive, por jo marrje të përgjegjësisë! Instrumentalizmi i opozitës është qëllimi i tyre, Në këtë instrumentalizim ata kanë gjetur dhe aleatë! Por nuk do të gjejnë Lidhjen Demokratike të Kosovës… Prandaj, ju them dy-tre fjalë: Ju caktojeni! Ne do ta caktojmë vetë festën”, ka thënë kryetari i LDK-së, shkroi KSP.

Ai ka thënë se zgjidhja e vetme është dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se Kosova do ta ketë kusht themelimin e Asociacionit “derisa populistët zgjedhin rrugën e përplasjes me aleatët”.

Abdixhiku ka theksuar se masat e Bashkimit Evropian (BE) janë shtuar dhe Kosova është refuzuar “në familjen euroatlantike”.

“Sot, masat e BE-së, e vendeve më mike të Kosovës, u janë shtuar kriteret e reja, përkatësisht autonomia si ‘pokrainë’ e serbëve në Kosovë, parakusht i anëtarësimit në Këshill të Evropës. Ky kusht do të jetë aty, përderisa popullistët zgjedhin rrugën e përplasjes me aleatë”, shtoi ai.

Takimit të kryeministrit Albin Kurti i është përgjigjur pozitivisht vetëm kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kurti ka deklaruar se pret bashkëpunim me partitë e opozitës për çështjen e shpërndarjes së Kuvendit dhe shkuarjes në zgjedhje.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Kosova News 15/05/2024 15/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?