KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdullahu: Kurti po heziton të ballafaqohet me Bedri Hamzën
Politikë

Abdullahu: Kurti po heziton të ballafaqohet me Bedri Hamzën

Kosova News
Kosova News 09:39 -12/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë se kandidimi i Bedri Hamzës për kryeministër nga kjo parti e ka befasuar për të keq kryeministrin Albin Kurti. Sipas tij, Kurti po prolongon zgjedhjet nga hezitimi për t’u përballur me Hamzën.

Abdullahu ka thënë se Hamza vjen nga një komunë e cila ka frymuar çdo ditë me probleme të veriut të vendit, teksa përmend punën e tij si ish-guvernator e ish-ministër i Financave.

“Kur kemi kandidu si Parti Demokratike, Hamza për kryeministër përveç gjërave të tjera, që i kemi shoshitur gjerë e gjatë për ta gjetur kandidatin më të mirë si ofertën tonë më të mirë për qytetarët e Kosovës kemi pasur parasysh edhe dy çështje dy faktorë kruciale, çështjen e veriut, përkatësisht ballafaqimin me Serbinë dhe çështjen e gjendjes ekonomike në Kosovë dhe qytetareve të Kosovës. Bedri Hamza është përgjigja jonë më e mirë për të dyja këto çështje. Mund të konstatohet kështu për arsye se Hamza vjen nga një komunë e cila ka frymu çdo ditë me probleme të kësaj natyre prandaj Hamza i njeh hallet e qytetareve si në jug si në veri të Mitrovicës dhe ka ofertë dhe ofertat e tij bazohet në përvojën që e ka pas si Kryetar Komune ndërkohë që tjetra është duke pasur parasysh se ka qenë guvernator se ka qenë ministër i financave, po edhe kryetar komune oferta e tij bazohet në përvojë dhe të gjithë qytetarët i len para dëshirës të madhe që ta sprovojnë këtë njeri që të shohë si përvojën e tij do ta aplikojë për krejt qytetarët pa dallime. Hamza nuk e ka kërku këtë vend këtë ulëse, për kryeministër”, ka thënë Abdullahu.

Abdullahu ka folur edhe për takimet e shumta që kandidati i PDK-së për kryeministër ka me ambasadorë e qytetarë të shumtë. Ai ka theksuar se Hamza në këto takime tregon gatishmërinë “për të bashkëpunuar me pragmatizëm politik për të mirën e qytetarëve të Kosovës”.

“Është rrjedhë normale e takimeve që po i bën kandidati ynë për kryeministër Bedri Hamza për t’u takuar me përfaqësues të ndryshëm, pra përfaqësues të ambasadave të ndryshme në Prishtinë. Përfaqësuesit ndërkombëtarë e njohin, e dinë punën e Hamza prandaj edhe kanë kërkuar të takohen me të. Ajo çfarë bën Hamza në këto takime tregon gatishmërinë e tij, për të bashkëpunuar, gatishmërinë e tij për të koordinuar punët, jo me arrogancë po me pragmatizëm politik për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Krejt këtë duhet pasur parasysh se ky koordinim na duhet, na ka munguar për kohë të gjatë sidomos dhe posaçërisht, në përballjen tonë me Serbinë”, ka thënë Abdullahu.

Zëdhënësi Abdullahu ka theksuar se kandidimi i Bedri Hamzës për kryeministër e ka befasuar për të keq këtë qeveri, por edhe kryeministrin Kurti. Ai ka potencuar se një nga arsyet pse prolongohen zgjedhjet është edhe forca, gatishmëria për punë, ngjyrimi optimist që ka dhënë kjo kandidaturë e tyre.

“Partia Demokratike ka thënë edhe më herët po e përsëris edhe unë sot, sa më parë që shkojmë në zgjedhje parlamentare aq më mirë për të gjithë ne, sidomos për qytetarin e Kosovës, për gjendjen e tij, çoftë financiare, çoftë për gjendjen e Kosovës. Duket se kandidimi i Hamzës për kryeministër është gjithsesi një nga faktorët, që e ka befasu për të keq këtë qeveri, e ka befasu për të keq zotin Kurti, dhe një nga arsyet pse prolongohen zgjedhjet është edhe forca, gatishmëria për punë, ngjyrimi optimist që i ka dhënë kandidimit të tij, dhe politikave të konstruktuara tashmë shumë mirë. E kanë shtyrë të gjitha këto bashkë të hezitojnë të shkojnë në zgjedhje sepse ngurrojnë të hezitojnë të ballafaqohen tashmë me një kandidat ekspresiv dhe me shumë përvojë”, ka thënë Abdullahu.

“Zakonisht në pyetjet që bëhen, ku thuhet se në sondazhe Vetëvendosja qëndron më mirë, unë e kolegët thirremi në rezultate të zgjedhjeve lokale. Matematika politike apo thënë më saktë kalkulimet politike të Bedri Hamzës, që kanë mbështetje në përvojë do ta lënë gojëhapur edhe qeverinë aktuale edhe kryeministrin aktual sepse ato janë të begatshme kanë mbështetje të fortë në përvojë në profesionalizëm, në guxim, dhe para këtij kandidati qeveritarët aktualë do të ndihen si ai nxënësi problematik në dërrasën e zezë që nuk e din mësimin, faktikisht si ai nxënësi jo i mirë para dërrasës së populizmit ekstremist”, është shprehur zëdhënësi i PDK-së. 

Gjithashtu lexoni:

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kosova News 12/05/2024 12/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren
09:50 -20/06/2026
Pesë persona me thikë grabisin dy shtetase kolumbiane në qendër të Prishtinës
09:47 -20/06/2026
Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia
09:45 -20/06/2026
KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave
09:43 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?