KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haradinaj: Shpresoja që granti i MCC të dedikohej për gazsjellësin Shkup-Prishtinë
Politikë

Haradinaj: Shpresoja që granti i MCC të dedikohej për gazsjellësin Shkup-Prishtinë

Kosova News
Kosova News 21:45 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e cilësoi përmbylljen e marrëveshjes me MCC-në si një hap të rëndësishëm. Megjithatë Haradinaj tha se ka shpresuar që ky grant do të shkonte për ndërtimin e projektit amerikan të gazsjellësit.

“Është shumë e rëndësishme që po përmbyllet marrëveshja me MCC-në, pra një marrëveshje e filluar shumë herët nga qeveritë paraardhëse. Kuptohet edhe në kohën time kemi bërë një punë të çmuar për këtë marrëveshje dhe për këtë grant, pra para falë për Kosovën, ne kemi shpresuar se ato para, pra 200 milionë dollarë amerikan, tani 236, do të shkojnë në gazsjellësin Shkup – Prishtinë”, tha Haradinaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Ai tha se projekti amerikan i gazsjellësit që lidhë Prishtinën me Shkupin do ta ndryshonte thellësisht gjendjen energjetike në vend.

“Do të jepte opsione plus qoftë për burimet e energjisë, qoftë për çmimin, për plotë situata tjera, na vjen keq që nuk është ashtu, është humbje e madhe për Kosovën, është mirë që paret e MCC-së pra po i dedikohen Kosovës prapë se prapë, pra nuk po humbet ai buxhet”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, gazsjellësi do të siguronte një burim të përjetshëm të energjisë në Kosovë.

“Po ta sillnim gazsjellësin amerikan në Prishtinë me investim amerikan, me paret e Amerikës, do të fitonim një burim alternativ, strategjik, të garantuar, të mbrojtur në plotë drejtime se është me investim amerikan dhe do të kishim një burim të përjetshëm energjie në Kosovë për t’u përballë me Sfidat e Mijëvjeçarit në Kosovë, me energji të pastër, sepse energjia nga gazi është e pastër, më e pastër se energjia me thëngjill”, tha Haradinaj në Klan Kosova.

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

TAGGED: gazsjellesi, granti, projekti
Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?