KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KPM shqipton gjoba në vlerë prej 8 mijë euro ndaj një operatori të shpërndarjes, tri televizioneve dhe dy radiove
Siguri

KPM shqipton gjoba në vlerë prej 8 mijë euro ndaj një operatori të shpërndarjes, tri televizioneve dhe dy radiove

Kosova News
Kosova News 21:09 -10/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e pestë të këtij viti, ka shqiptuar në total 8 mijë euro gjoba ndaj gjashtë të licencuarve.

KPM dënoi operatorin e shpërndarjes “ISP Broadcast”, pasi kishte gjetur se kishte shkelur njërën prej rregulloreve të KPM-së, duke mos e vendosur “RTK 2” në listën e kanaleve, pas kanalit informues.

Andaj, për të njëjtin operator u morë vendim që të dënohet me një gjobë prej 2 mijë euro, si dhe të informohet se duhet të vendosin “RTK 2”në listën e kanaleve, pas kanalit informues.

Ndërkaq, për ndërrim të pronësisë, KPM dënoi me nga 1 mijë euro “Travelingo TV”, “Suite TV” dhe “Positive Gold TV”.

Pas diskutimeve të Komisionit, ku u mësua se këto tri subjekte janë të të njëjtit pronar, por se ka shtuar një person si bashkë-pronar (anëtar të familjes), pa miratimin paraprak të KPM-së.

Po ashtu me 2 mijë euro gjobë u sanksionua edhe “TV Herc”, kurse me 1 mijë euro “Radio Herc”.

Edhe për këto dy subjekte u bë e ditur se kanë një pronar të njëjtë, mirëpo se ka ndryshuar certifikatën e biznesit pa aprovim paraprak nga ana e KPM-së, shkruan Betimi për Drejtësi.

Subjektet e dënuara për këto raste të pronësie, obligohen që brenda 30 ditëve të dorëzojnë në KPM edhe kërkesën për ndërrimin e pronësisë, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm.

Gjithashtu në këtë mbledhje, KPM mori vendime edhe për disa raste të licencimit.

Me nga pesë vota për, kaluan edhe rekomandimet e Zyrës Ekzekutive të KPM-së për ndryshime të pronësisë dhe ripërtëritje të licencës për “Radio Sharri” dhe “Radio Plus”.

Ndërsa, për “Radio Max” u refuzua kërkesa për ripërtëritje të licencës.

Kurse, për “NTV” zyra ekzekutive kishte rekomanduar që të refuzohej kërkesa për licencë, mirëpo u vendos që të shqyrtohet në një mbledhje tjetër, derisa KPM të provojë të kontaktojë edhe njëherë me të, për shkak se kanë kaluar afërsisht dy vite që nga aplikimi i të njëjtit për licencim.

Gjithashtu lexoni:

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 10/05/2024 10/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA
23:28 -07/08/2026
IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?