KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Draft-Strategjia e Sigurisë së Kosovës: “Serbia, rreziku kryesor”
Siguri

Draft-Strategjia e Sigurisë së Kosovës: “Serbia, rreziku kryesor”

Kosova News
Kosova News 20:05 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Draft-Strategjia e Sigurisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022-2027, e cila është miratuar nga Komisioni parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, të mërkurën e 27 korrikut, e identifikon si sfidë kryesore për sigurinë e vendit “pretendimin territorial të Serbisë ndaj Kosovës”, thotë Enver Dugolli, zëvendëskryetar i parë i këtij komisioni.

Sipas tij, rreziku nga Serbia përmendet për herë të parë në mënyrë eksplicite në një dokument të tillë.

Draft-Strategjia kaloi në Komision me votat e pesë anëtarëve të pranishëm nga Lëvizja Vetëvendosje në pushtet; dy nga partitë opozitare votuan kundër, ndërsa një abstenoi.

Ajo është hartuar nga Këshilli për Siguri i Kosovës dhe ka kaluar tashmë për procedim në Kuvendin e Kosovës.

Dugolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se Draft-Strategjia e Sigurisë është një dokument që përfshin të gjitha aspektet e sfidave të sigurisë në Kosovë.

“…sidomos të rreziqeve që burojnë nga shteti fqinj, Serbia. Në këtë strategji identifikohet saktë rreziku kryesor që i kanoset shtetit. Për mendimin tim, kjo është një pikë shumë reale dhe e studiuar mirë”, thotë Dugolli.

Për adresimin e rreziqeve të identifikuara, që përfshijnë edhe ndryshimet klimatike, katastrofat e mundshme natyrore e njerëzore, ekstremizmin e dhunshëm politik apo religjioz, Dugolli thotë se do të bëhen strategji të ndara nga dikasterët përkatës.

Qalaj: Strategjia pa memorie institucionale të sigurisë

Rashit Qalaj, nga Partia Demokratike e Kosovës në opozitë, thotë se ka votuar kundër Draft-Strategjisë për Sigurinë, pasi, sipas tij, ky dokument “ka mungesë të vizionit”.

Në bazë të tij, shton Qalaj, “nuk mund të vërehet se ku do të jetë Kosova pas pesë vjetësh” në aspektin e sigurisë.

Ai thotë se në dokument vërehet edhe qasja partiake e Lëvizjes Vetëvendosje dhe jo, sipas tij, aspekti profesional dhe i paanshëm ndaj sigurisë.

“Për shembull, kur flasim për sigurinë njerëzore, aty e kanë futur arsimin, që në fakt nuk duhet të jetë pjesë e strategjisë…”.

“Pastaj, kemi qasjen që i është bërë institucionit të policisë. Për shembull, në Strategjinë e Sigurisë ceket krijimi i policisë rezervë apo ndryshimi i strukturës organizative të policisë dhe, sipas mendimit tim, këto nuk kanë të bëjnë asgjë me strategjinë për sigurinë”, thotë Qalaj për Radion Evropa e Lirë.

Quni: Rreziku nga migrimi ka mbetur jashtë strategjisë

Anton Quni, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, po ashtu në opozitë, thotë se ka votuar kundër miratimit të Draft-Strategjisë edhe për faktin se në të nuk është përfshirë rreziku që, sipas tij, vjen nga migrimi i qytetarëve të Kosovës.

“Migrimi i të rinjve besoj se është një ndër rreziqet. Duhet të merret në konsideratë. Është e pamundur që të ruhet vitaliteti i institucioneve të sigurisë, që ato të ripërtërihen, që të sigurohet një vazhdimësi e funksionimit të tyre, derisa kemi problem me rekrutimin e të rinjve në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, policisë, agjencive dhe shërbimeve të ndryshme”, thotë Quni për Radion Evropa e Lirë.

Sipas një dokumenti të publikuar nga Autoriteti Qeveritar për Migrim, për periudhën 2018-2020, nga Kosova kanë emigruar 71.799 banorë.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në periudhën 2013-2017, mesatarisht në vit kanë emigruar deri në 35 mijë qytetarë të Kosovës.

Shërbimi ushtarak – premtim elektoral i përfshirë në strategji

Dy deputetët opozitarë, Qalaj dhe Quni, thonë se brenda Draft-Strategjisë së Sigurisë janë futur edhe “premtime elektorale” të Lëvizjes Vetëvendosje, siç është obligimi ushtarak.

Ata i referohen pjesës së Draft-Strategjisë ku flitet për Forcën e Sigurisë së Kosovës, e në të cilën thuhet se “FSK-ja vazhdimisht do të rishikojë strukturën organizative të saj, për t’iu përshtatur kohës dhe detyrave që dalin në funksion të realizimit dhe ruajtjes së interesave vitalë shtetërorë”.

“Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës do të vlerësojë fizibilitetin për zhvillimin e modeleve më të përshtatshme të rezervës vullnetare si dhe atë të shërbimit të obligueshëm ushtarak, sipas praktikave bashkëkohore të shteteve perëndimore, në përputhje me rrethanat, kushtet dhe resurset vendore”, thuhet në dokument.

Dugolli thotë se shërbimi i obligueshëm ushtarak mund të funksionalizohet “pa e penguar planin gjithëpërfshirës të tranzicionit të FSK-së”.

Forca e Sigurisë së Kosovës është në proces të transformimit në ushtri të plotë që nga viti 2018. Ky proces pritet të zgjasë dhjetë vjet.

Pritet që FSK-ja, gjatë transformimit, të dyfishojë numrin e forcave të saj dhe të bëhet një ushtri profesionale prej 5.000 trupash.

Vrajolli: Një draft i mirë i strategjisë

Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë se kjo qendër është konsultuar nga Qeveria e Kosovës gjatë hartimit të versioneve fillestare të Draft-Strategjisë së Sigurisë.

“Në bazë të asaj që kemi parë, mund të them se drafti ka qenë ndoshta më i avancuari prej strategjive që janë prezantuar në faza të hershme nga ana e Qeverisë. Në përgjithësi, nuk është se kemi pasur shumë komente. Bëhet fjalë për një draft të mirë të strategjive, sidomos kur krahasohet me draftet e mëhershme apo edhe me Strategjinë e mëhershme të Sigurisë Kombëtare”, thotë Vrajolli.

Raportet me Serbinë

Në vitet 1998-99, në Kosovë është zhvilluar një luftë e iniciuar nga regjimi i atëhershëm serb, e cila ka lënë të vrarë mbi 13.000 civilë dhe të zhdukur mijëra të tjerë. Mbi 1.600 persona vazhdojnë të jenë të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe në Kushtetutë vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj.

Kosova dhe Serbia janë në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011, por procesi është duke shkuar ngadalë.

Përkundër dhjetëra marrëveshjeve të arritura, zbatimi i tyre në terren lë për të dëshiruar. /rel/

Gjithashtu lexoni:

Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona

Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën

EKSKLUZIVE (I): Familja e ish-kryeprokurorit të Prizrenit, sot prokuror special, Admir Shala, ndërton rezidencë luksoze në tokë të Komunës – institucionet mbyllin sytë

NATO-ja vendosi 5% për mbrojtjen, këto janë vendet që shpenzojnë më shumë dhe më pak

Gjermania vazhdon qëndrimin në KFOR: Ka ende potencial për konflikt dhe përshkallëzim

TAGGED: Komisioni, rrezuku, Strategjia
Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
22° _ 20°
65%
1 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
31 °C
Mon
33 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Kusari-Lila: Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues, jo çështje e vullnetit politik
23:20 -26/06/2025
Aksident në Vitomiricë të Pejës, lëndohen 7 persona
22:36 -26/06/2025
LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve
22:14 -26/06/2025
Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit
21:40 -26/06/2025
Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën
21:35 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?