KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dërgohet në paraburgim ushtari amerikan i arrestuar në Rusi
Botë

Dërgohet në paraburgim ushtari amerikan i arrestuar në Rusi

Kosova News
Kosova News 11:06 -07/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë, qytetin Vladivostok, ka urdhëruar arrestimin e rreshterit të Shtabit të Shteteve të Bashkuara, Gordon Black dhe e dërgoi atë në paraburgim deri të paktën më 2 korrik, tha më 7 maj zëdhënësja e gjykatës, Elena Oleneva.

Black u akuzua për “vjedhje që i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm një qytetari”, raportoi Kommersant, duke cituar zëdhënësen e gjykatës. Dënimi maksimal për akuzën është pesë vjet burgim.

Mediat perëndimore kishin raportuar më herët se një ushtar amerikan ishte arrestuar në Rusi dhe se ishte akuzuar për vjedhje pasi kishte udhëtuar atje nga Koreja e Jugut, ku ishte i vendosur, pa informuar eprorët e tij, duke u shtuar në listën e amerikanëve të ndaluar nga Moska në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin.

Zëdhënësja e Ushtrisë Amerikane, Cynthia Smith, konfirmoi në një deklaratë më 6 maj se ushtari, i cili nuk u identifikua, u ndalua katër ditë më parë në Vladivostok, një port ushtarak dhe tregtar në lindjen e largët të Rusisë.

Ajo tha se Rusia njoftoi Shtetet e Bashkuara dhe ushtria e njoftoi familjen e ushtarit.

Smith nuk dha detaje të tjera në deklaratë për shkak të “ndjeshmërisë së kësaj çështjeje”.

Ambasada e SHBA-së po kërkon qasje konsullore tek ai, raportoi CNN.

Ndalimi i ushtarit i shtohet listës së shtetasve amerikanë që mbahen në Rusi në rrethana të ndryshme dhe vjen pasi tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelet më të larta që nga Lufta e Ftohtë.

Në mesin e atyre që po mbahen janë gazetarët Alsu Kurmasheva e Radios Evropa e Lirë dhe Evan Gershkovich i The Wall Street Journal, të cilët janë ndaluar me akuza që ata, punëdhënësit dhe mbështetësit e tyre i refuzojnë dhe i konsiderojnë si të motivuara politikisht.

Po ashtu, po mbahet edhe Paul Whelan, i cili në vitin 2020 u dënua me 16 vjet burg për akuzat e spiunazhit që ai dhe qeveria amerikane i kanë hedhur poshtë vazhdimisht.

Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ushtari i arrestuar po konsiderohej si i munguar pa leje nga ushtria amerikane.

“Federata Ruse njoftoi Departamentin e Shtetit të SHBA-së për ndalimin penal në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore”, tha Smith në deklaratë.

“Ushtria njoftoi familjen e tij dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po ofron mbështetjen e duhur konsullore për ushtarin në Rusi”, shtoi ajo.

Zyrtarët thanë se ushtari ishte i vendosur në Korenë e Jugut, ku ushtria amerikane ka rreth 28.500 trupa, dhe ishte në proces të kthimit në shtëpi në Fort Cavazos, Teksas, por në vend të kësaj udhëtoi për në Rusi.

“Jam thellësisht i shqetësuar nga raportet se një oficer i ushtrisë amerikane është arrestuar në Rusi. Putin ka një histori të gjatë të mbajtjes peng të qytetarëve amerikanë,” tha në një postim në X përfaqësuesi Michael McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

Në shtator 2023 Departamenti i Shtetit lëshoi një paralajmërim “mos udhëto” për qytetarët amerikanë.

I pyetur për incidentin, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit do të konfirmonte vetëm se “një shtetas amerikan është ndaluar në Rusi”.

“Ne përsërisim paralajmërimet tona të forta në lidhje me rrezikun që paraqitet për qytetarët amerikanë brenda Federatës Ruse. Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë, siç thuhet në këshillën tonë të udhëtimit për në Rusi,” tha zëdhënësi.

Incidenti vjen më pak se një vit pasi ushtari amerikan, Travis King, i vendosur gjithashtu në Korenë e Jugut në atë kohë, lëvizi në Korenë e Veriut përmes zonës së çmilitarizuar shumë të fortifikuar që ndan dy vendet.

Koreja e Veriut më vonë dëboi Kingun, i cili u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe u ngarkua për dezertim./Radio Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 07/05/2024 07/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?