Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes për programin Kompakt mes Kosovës dhe Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit zhvillohet gjatë ditës në një Departament të Kongresit.
Nga ky financim, 200 milion dollarë do vijnë në formë të grantit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes MCC-së, rreth 35 milion dollarë do të jetë kontribut nga Qeveria e Kosovës, kurse 2 milion do të jenë fonde nga Institucioni Amerikan i Katalizatorit për Zhvillim (ACFD-së). Programi përfshin tri projekte:
Rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateritë me kapacitet 170 Mw, që ofrojnë rezervë 340 MWh); Zhvillimi i fuqisë punëtore dhe përfshirja e grave në sektor të energjisë, dhe; Projekti i Institucionit Amerikan të Katalizatorit për Zhvillim.
Ky është programi më i madh i Kosovës që ka me MCC. Para kompaktit, kur është bërë pjesë e MCC Kosova ka përfituar nga një tjetër program që quhet Thershold, në vlerë rreth 50 milion dollar. Projekte nga ky program tashmë janë duke u realizuar, siç është ndërrimi i njehsorëve të Termokosit; fasadimi i disa ndërtesave në komunën e Lipjanit, Graçanicës e Mitrovicës, e së fundi edhe ndërrimi i fasadës strukturore të soliterave në lagjen Ulpiana, RTK.
Po ashtu ka pasur edhe një projekt për digjitalizimin e dosjeve të Gjykatave dhe një tjetër për matjen e cilësisë së ajrit.
Sipas kohës lokale në Uashington ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes, fillon në ora 15 e 30.