KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rusia: NATO po përgatitet për një konflikt të mundshëm me ne
Botë

Rusia: NATO po përgatitet për një konflikt të mundshëm me ne

Kosova News
Kosova News 14:32 -04/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Stërvitjet ushtarake të NATO-s, që kanë nisur katër muaj më parë pranë kufirit me Rusinë – të njohura si Steadfast Defender – janë dëshmi se aleanca ushtarake perëndimore po përgatitet për një konflikt të mundshëm me Rusinë, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse më 4 maj.

Zëdhënësja Maria Zakharova, hodhi poshtë akuzat e bëra nga NATO-ja gjatë kësaj jave se Rusia është përfshirë në sulme hibride ndaj shteteve anëtare të aleancës, duke thënë se kjo ishte një “dezinformatë” që synon të shpërqendrojë njerëzit nga aktivitetet e aleancës ushtarake perëndimore.

*Video: Stërvitjet e NATO-s pranë kufirit me Rusinë

Përmes një deklarate, Zakharova tha se është NATO-ja që është angazhuar në një luftë hibride kundër Rusisë përmes mbështetjes që i jep Ukrainës duke i ofruar armë, inteligjencë dhe para.

“Aktualisht, stërvitjet më të mëdha të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, Steadfast Defender, po mbahen afër kufijve të Rusisë. Sipas skenarit të tyre, veprimet e koalicionit kundër Rusisë po praktikohen duke përdorur të gjitha instrumentet, përfshirë edhe armët hibride dhe ato konvencionale”, tha ajo.

“Ne duhet ta pranojmë se NATO-ja seriozisht po përgatitet ‘për një konflikt të mundshëm’ me ne”, shtoi Zakharova.

Raportet mes Rusisë dhe Perëndimit janë në pikën më të ulët në dekada pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 2022.

Kur njoftoi për nisjen e stërvitjeve në janar, NATO tha se 90.000 trupa do të marrin pjesë në to. Gjatë stërvitjeve, sipas NATO-s, do të praktikohet se si trupat amerikane mund të përforcojnë aleatët evropianë në shtetet që janë në kufi me Rusinë dhe ato në krahun lindor të aleancës nëse do të ndodhte një konflikt. Stërvitjet do të zgjasin edhe përgjatë majit./Radio Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

IHMK paralajmëron stuhi të forta dhe rrezik për përmbytje lokale

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Kosova News 04/05/2024 04/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?