KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Pa kategori

Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat

Kosova News
Kosova News 20:03 -03/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një konkurs që privilegjon një gjeneratë të tërë nën dyshimet që brenda saj ka të afërm të eprorëve, sipas burimeve të Dukagjinit ka mbledhur në dy takime zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Krejt kjo për të diskutuar këtë problematikë, për të cilën raportoi ekskluzivisht Dukagjini.

Por pjesëmarrja e gjeneratës së 54 të Policisë në konkursin për rreshter ndonëse ata nuk i kanë në detyrë dy vite si “Polic të Lartë”, akoma nuk ka ndryshuar.

Kjo gjeneratë pritet të jetë pjesë e testimit që do të mbahet këtë të shtunë.

E kjo çështje po monitorohet nga afër edhe nga Inspektorati i Policisë.

“Duke ju referuar kërkesës suaj, ju informojmë se IPK deri më tani nuk ka hapur ndonjë rast për çështjen në fjalë, mirëpo do të verifikoj informatat në dispozicion dhe varësisht nga të gjeturat do të procedoj sipas kompetencave të saja”, kanë thënë nga IPK-ja.

Dukagjini ka komunikuar ndërmjet telefonit me Major Brahim Sadriu, i cili është Shef i Sektorit për Zhvillimin e Performancës dhe Karrierës në  Drejtorinë e  Përgjithshme të PK-së por ai ka thënë se për këtë çështje duhet të përgjigjet vetëm zyra për media brenda Policisë.

Televizioni ka insistuar të marr një përgjigje nga Policia e Kosovës për raportimin se brenda gjeneratës që është lejuar jashtëligjshëm të marr pjesë ka favorizime, por Zyra për Media për këtë çështje specifike nuk ka kthyer përgjigje tash e një javë.

Pjesëmarrja e gjeneratës së 54 në gradimin nga “Polic i lartë” në Rreshter është  në kundërshtim me “Udhëzimin administrativ për procedurën e gradimit për zyrtarët policor”

Neni 13 i këtij udhëzimi thotë se “Polici i lartë kërkohet të ketë minimumin e qëndrimit në gradë dy vite, i diplomuar në shkollën e mesme dhe ndaj të cilit mos të jetë shqiptuar ndonjë masë disiplinore për shkelje të rënda disiplinore apo vepër penale”, në mënyrë që t’i mundësohet gradimi.

Gjithashtu lexoni:

Osmani në Washington, takon Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan

I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari në Durrës

Vasfije Krasniqi në revistën “Vogue” mes grave të mbijetuara nga dhuna seksuale në mbarë botën

Prokuroria Speciale ngritë aktakuzë kundër ministrit Fikrim Damka – dyshohet për keqpërdorim të detyrës

“Do të të kujtoj gjithmonë me buzëqeshjen tënde”, vjen reagimi i parë nga një bashkëlojtarë i Jotas te Liverpooli

Kosova News 03/05/2024 03/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Mbappe kritikohet për mungesë të angazhimit në mbrojtje
23:04 -10/07/2025
Një person hidhet nga kati i katërt i një ndërtese në Prishtinë
22:48 -10/07/2025
Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit
21:57 -10/07/2025
Theo Hernandez nënshkruan me Al Hilal
21:25 -10/07/2025
“Ekskluzivet” e gazetarit Adriatik Kelmendi po dalin të jenë ekskluzivisht lajme të rreme, Kurti në takim të përzemërt me të dërguaren e OKB-sê
21:23 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?