KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Panairit të Shkencës dhe Kulturës
Kulturë

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Panairit të Shkencës dhe Kulturës

Kosova News
Kosova News 20:13 -02/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, gjatë pasdites vizitoi Shkollën e Mesme, “Xhevdet Doda” në Prishtinë, me rastin e organizimit të edicionit të 5-të, të “Panairit të Shkencës dhe Kulturës”, i cili po mbahet në ambientet e kësaj shkolle.

I mirëpritur nga Drejtori i Shkollës, Bardhyl Kabashi dhe stafi i tij, kryeministri Kurti, shprehu mirënjohjen për punën dhe kontributin e tyre të vazhdueshëm në arsimimin dhe edukimin brezave të rinj, teksa i uroi për organizimin  e Panairit.

Ndërkaq, nxënësit i përgëzoi për idetë, projektet dhe punimet e tyre, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë interesimin për shkencën, kulturën e teknologjinë dhe të ushqejnë në vazhdimësi kuriozitetin prej shkencëtari.

“Panairi i Shkencës dhe Kulturës”, ka për qëllim kryesor që të rejat e të rinjtë të shprehin dijen e tyre, të shfaqin kreativitetin dhe aftësitë e fituara, në fushat e shkencës, teknologjisë, artit dhe kulturës.

Me moton “Shkenca e së sotmes është teknologjia e së ardhmes”, panairi ofron një platformë për nxënësit për të shfaqur idetë e tyre inovative dhe eksperimentet shkencore.

Ai mbahet me datë 2 dhe 3 maj. Gjatë këtyre dy ditëve në Panair ekspozohen punime të nxënësve nga lëndët shkollore si matematika, biologjia, fizika, astronomia, teknologjia, kimia, historia, psikologjia, filozofia, për të përfunduar te këndi i kulturës tradicionale dhe këndi i lojërave interaktive.

Gjithashtu lexoni:

Sveçla dhe Božinović bisedojnë për marrëdhëniet Kosovë-Kroaci, në fushën e sigurisë

Bislimi paraqitet në prokurori për rastin e fabrikës së mbetjeve shtazore

Sonte nis dezinsektimi hapësinor në Prishtinë

Ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-ja në stërvitje të avancuar në Luiziana

Kurti uron diplomimin studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren

Kosova News 02/05/2024 02/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Lëshohet urdhërarrest vendor e ndërkombëtar ndaj kryeterroristit Radojiçiq
16:11 -18/06/2025
A do të ketë LVV kandidat për kryetar në komunën e Skenderajt?
16:02 -18/06/2025
Osmani: Aleanca me ShBA, BE dhe NATO është në ADN-në tonë
15:50 -18/06/2025
FSK-ja zhvillon stërvitje të përbashkët me ushtarët e Iowas
15:18 -18/06/2025
Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit
14:46 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?