KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hidhet poshtë kërkesa që Gjermania t’i ndalë ndihmat për Izraelin
Botë

Hidhet poshtë kërkesa që Gjermania t’i ndalë ndihmat për Izraelin

Kosova News
Kosova News 16:03 -30/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka refuzuar të martën një kërkesë të Nikaraguas që ta urdhërojë Gjermaninë t’i ndalë ndihmat ushtarake dhe ndihmat e tjera për Izraelin, dhe të rinovojë fondet për agjencinë e ndihmës së OKB-së në Gaza.

Gjykata ka deklaruar se nuk janë hasur kushtet ligjore për të lëshuar urdhra të tillë. 

Gjermania ka argumentuar gjatë dëgjimeve në këtë rast se ajo ka eksportuar lloje të ndryshme të armëve në Izrael, që kur ka nisur ofensiva në Gaza, pas sulmit vdekjeprurëse që Hamasi ka kryer në Izraelin jugor, më 7 tetor, raporton AP.

Nikaragua, një aleat i palestinezëve, thotë se Gjermania është duke e mundësuar gjenocidin, duke dërguar armë dhe mbështetje tjetër për Izraelin. 

Vendimi i së martës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka të bëjë vetëm me urdhrat paraprakë në çështjen që ka të ngjarë të duhen vite për t’u zgjidhur. Gjermania i hedh poshtë akuzat. 

Izraeli, i cili nuk është palë në çështjen midis Nikaraguas dhe Gjermanisë, mohon fuqishëm se sulmi i tij në Gaza përbën akte gjenocidi dhe këmbëngul se po vepron në vetëmbrojtje.

Vitin e kaluar, Afrika e Jugut e akuzoi Izraelin për gjenocid, në të njëjtën gjykatë. Rastet po vijnë në kohën kur aleatët e Izraelit po përballen me thirrje për të ndalur furnizimin me armë për të.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 30/04/2024 30/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?