KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesë persona të vrarë nga sulmi rus në Odesa
Botë

Pesë persona të vrarë nga sulmi rus në Odesa

Kosova News
Kosova News 10:15 -30/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Pesë persona janë vrarë dhe 32 të tjerë janë plagosur nga një sulm me raketa ruse në qytetin port të Odesës në Detin e Zi, tha guvernatori rajonal më 29 prill, disa orë pasi presidenti Volodymyr Zelensky bëri thirrje për dërgesa më të shpejta të armëve të nevojshme për trupat ukrainase.

Sulmi i cili ndodhi në mbrëmje vrau tri gra dhe një burrë, tha guvernatori Oleh Kiper në Telegram. Ai raportoi më vonë se një burrë tjetër vdiq nga një goditje që pësoi si pasojë e sulmit.

Nga 32 personat e lënduar, 25 janë në spital, tha ai. Mes tyre janë dy fëmijë, njëri 16 dhe tjetri 5 vjeç, si dhe dhe një grua shtatzënë.

Fëmija 5-vjeçar është në gjendje jashtëzakonisht të rëndë, tha ai, duke shtuar se gjashtë nga të rriturit janë në gjendje të rëndë.

Zelensky i bëri komentet e tij më herët në Kiev në një konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai tha se sasi të vogla armësh dhe municionesh kishin filluar të mbërrinin në Ukrainë, por kërkoi që dërgesat të bëhen më shpejt në mënyrë që të jenë të dobishme.

“Mbështetje në kohë për ushtrinë tonë. Sot nuk shoh ende asgjë pozitive në këtë pikë. Ka furnizime, kanë filluar dalëngadalë, por ky proces duhet të përshpejtohet”, tha ai.

Një fluks armësh pritet pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden nënshkroi një paketë me ndihmë ushtarake prej 61 miliardë dollarësh të vonuar javën e kaluar.

Biden tha se paketa do të përfshijë municione të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar Ukrainën të mbrojë qytetet dhe infrastrukturën e saj, predha artilerie dhe sisteme raketore me rreze të gjatë.

Stoltenberg, duke vizituar kryeqytetin ukrainas për herë të tretë që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt t vitit 2022, pranoi se “vonesa serioze në mbështetje kanë sjellë pasoja serioze në fushën e betejës”.

“Për muaj të tërë, SHBA-ja nuk ishte në gjendje të binte dakord për një paketë dhe aleatët evropianë nuk ishin në gjendje të dërgonin municione në shkallën që ne premtuam”, tha ai.

Komandanti i lartë ushtarak i Ukrainës, gjeneral koloneli Oleksandr Syrskiy, paralajmëroi më 28 prill se situata në lindje ishte përkeqësuar, me Rusinë që sulmonte “përgjatë gjithë vijës së frontit”.

“Armiku i dislokuar deri në katër brigada në këto drejtime, po përpiqet të zhvillojë një ofensivë në perëndim të Avdiyivka dhe Maryinka, duke bërë rrugën e tij drejt Pokrovsk dhe Kurakhove,” tha Syrskiy, duke shtuar se përfitimet ruse ishin të një rëndësie të kufizuar.

“Në përgjithësi, armiku ka arritur suksese të caktuara taktike në këto drejtime, por nuk ka mundur të fitojë përparësi operacionale”, shtoi ai./Radio Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 30/04/2024 30/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?