Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Kamnik të qytetit të Gjilanit, ku një person ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij, raporton KosovaNews.
Bëhet fjalë për një 26-vjeçar i cili e kishte lyer veten me benzinë me qëllim që të vetëvritet, por që është arritur të shpëtohet pas ndërhyrjes së Policisë dhe zjarrfikësve.
Pasi zjarrfikësit kanë arritur që ta fikin zjarrin, i riu është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan ku dhe ka pranuar ndihmën e parë mjekësore, e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.
Me vendim të prokurorit, rasti është cilësuar si ‘Tentim vetëvrasje’.


