KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qytetet dhe fshatrat e ngritur mbi shkëmbinj
Tjera

Qytetet dhe fshatrat e ngritur mbi shkëmbinj

Kosova News
Kosova News 14:03 -27/07/2022
Shpërndaje
2
3
4
5
6
1-10-1079×720
Shpërndaje

Ka shumë vende në botë ku njeriu ka zgjedhur të ndërtojë shtëpitë dhe vendbanimet e tij mbi shkëmbinj. Ndonëse, janë vende ku natyra paraqet vështirësi të mëdha, pengesat janë kapërcyer dhe në to janë ndërtuar grupe shtëpish dhe fshatra të tërë.  

Më poshtë, po rendisim dhjetë vende të tilla, që për veçantinë e tyre tërheqin edhe turistë nga e mbarë bota.

Cliff Palace, Parku Kombëtar Mesa Verde, Kolorado

Zona e disa vendbanimeve antike të vendosura brenda Parkut Kombëtar “Mesa Verde”, është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. I ashtuquajturi “Pallati i shkëmbinjve”, (Cliff Palace), më i madhi nga këto fshatra të lashtë, është i ndërtuar brenda hapësirave shkëmbore të konsideruara banesa shkëmbore.

Haid El-Zaid, Wadi Doan, Jemen

Haid El-Zaid është një fshat i vogël dhe i largët, i ndërtuar mbi një shkëmb mbi Wadi Dawan, në shkretëtirën e Jemenit. Disa nga ndërtesat që përbëjnë fshatin, pavarësisht se janë ndërtuar me tulla balte, arrijnë lartësi të konsiderueshme, madje deri në njëmbëdhjetë kate. 

Kostantinë, Algjeri

Një qytet i ngritur mbi shkëmbinjtë me pamje nga lumi Rhumel. Konstantinë, një vend ku forca e gravitetit duket se ndjek rregulla të ndryshme. Quhet ndryshe edhe “Qyteti i urave”, për shkak të strukturave të shumta që përshkojnë grykën duke lidhur kodrat, luginat dhe grykat e ndryshme mbi të cilat është ndërtuar. 

Leh, Ladakh, Indi

Qendra e këtij fshati në Indi, ngritur në një kreshtë shkëmbore të pjerrët, është një pallat mbretëror, i ndërtuar gjatë shekullit të gjashtëmbëdhjetë. Nëntë kate i lartë, dhe nga çatia e tij mund të shijoni një panoramë të jashtëzakonshme mbi shtëpitë dhe Himalajet. Me mbi 3500 metra lartësi, Leh është një nga qendrat më të larta të banuara në botë.  

Goreme, Kapadokia, Turqi

Një qytet i bërë i famshëm nga të ashtuquajturat “oxhaqet e zanave”, formacionet shkëmbore tipike të këtij rajoni. Kjo qendër piktoreske, e banuar nga rreth 2000 njerëz, ka peizazhe të rralla, plot me zgavra e shpella natyrore dhe artificiale. Shkëmbinjtë e butë prej shtufi janë të lehtë për t’u punuar, dhe kjo u ka lejuar banorëve të ndërtojnë shtëpi dhe ndërtesa të tjera direkt në shkëmb. 

Meteora, Greqi

Një vend i famshëm në Greqinë veriore, dhe një qendër e rëndësishme e spiritualitetit ortodoks. Peizazhi karakterizohet nga shkëmbinj të thepisur dhe maja vertikale, në krye të të cilëve janë ndërtuar njëzet e katër manastire të vogla. Sot duket e pamundur mënyra sesi ndërtuesit i kanë transportuar materialet e nevojshme për ndërtim në atë lartësi. Aktualisht, vetëm gjashtë prej manastireve janë ende të banuara.  

Setenil De Las Bodegas, Cadiz, Spanjë

Emri i fshatit rrjedh nga shprehja latine “septem nihil”, që do të thotë “shtatë herë jo”. Rreth 3000 njerëz jetojnë në këtë fshat të vogël andaluzian të ngritur në grykat e një shkëmbi. Një pjesë e fshatit ngrihet në majë të malit, si shumë nga Pueblos Blancos (Fshatrat e Bardhë) të Andaluzisë, ndërsa pjesa tjetër është gdhendur në shkëmb, kompletuar me tunele kalimi dhe hapësira të vogla të hapura.

Matera, Bazilikata

Një qytet i tërë i ndërtuar duke gërmuar në malin e shtufit, Sassi. I përfshirë në vendet e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Matera përfaqëson një nga zonat më të vjetra të banimit në botë. Dikur banesat e ndërtuara në këtë vend konsideroheshin si “turpi i Italisë” për kushtet e këqija në të cilat jetonin vendasit, por sot shihen me një këndvështrim tjetër dhe janë një mrekulli e vërtetë.

Rocamoudur, Francë

Këtu gjithçka duket se ngjitet pas gurit gëlqeror: shtëpitë, kishëzat dhe çdo ndërtesë tjetër e ngritur mbi kanionin e gdhendur nga lumi Alzou. Rruga e vetme në qytet fillon nga portat e gurta rrëzë qytetit, që vazhdon me 216 shkallë të cilat të çojnë në sheshin e vogël të qytezës.

Ronda, Andaluzi, Spanjë

E ngritur në një shkëmb të përshkuar nga gryka El Tajo, e përshkruar nga një urë e lartë, Ronda është një nga qytetet më karakteristike të Andaluzisë. Me pamje nga një ujëvare marramendëse, që arrin në një lartësi prej 120 metrash, ky vend është shndërruar në një atraksion turistik.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Gjiganti i Xiaomi-t po vjen: Redmi Note 17 Pro Max me kamerë 200 MP dhe bateri 10 mijë mAh

Apple synon fuqizimin e Inteligjencës Artificiale: iPhone 18 pritet të vijnë me 9GB RAM

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Teknologjia përmirëson shërbimin/ Protezat e legenit tashmë mund të zgjasin mbi 30 vjet

Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?