KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sërish s’ka kuorum për marrëveshjet ndërkombëtare, opozita lëshon sallën
Politikë

Sërish s’ka kuorum për marrëveshjet ndërkombëtare, opozita lëshon sallën

Kosova News
Kosova News 14:18 -25/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës u ka bërë thirrje partive politike që të lëshojnë sallën ku po mbahet seanca plenare. Kjo pas dështimit që të mbahet debat parlamentar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj tha se partia në pushtet nuk i ka votat për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Po ju informojë që ne si LDK dhe po ju bëjmë thirrje edhe partive politike opozitare që duke e parë qasjen e kësaj mazhorance dhe duke votuar që të trajtohet një dokument i rëndësishëm, siç ishte DASh-i, duke e parë po ashtu që as 30 deputetë nuk i keni për të kaluar marrëveshje ndërkombëtare, e që në fakt ministri (Hekuran Murati), na apostrofoi neve si fajtor, që nuk është e vërtetë.

Po harroni që sot është dita e 304-të që kemi sanksione dhe si e tillë i humb rëndësia edhe e vet marrëveshjeve ndërkombëtare, ne nuk duam që të vazhdojmë të jemi pjesë e këtij demolomi të parlamentarizmit dhe të jetës parlamentare këtu, andaj nga ky moment ne nuk qëndrojmë në sallë.

Ju bëjë thirrje edhe partive të tjera opozitare që ta lëshojmë sallën dhe provoni reflektoni dhe t’i kthehemi normalitetit të jetës politike dhe institucionale në Kosovë”, deklaroi Selmanaj.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se nuk mund të trajtohen marrëveshjet ndërkombëtare, meqë nevojiten 80 deputetë të jenë të pranishëm dhe të votojnë.

Ndërkaq, shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se opozita po bllokon 300 milionë euro mjete nga marrëveshjet ndërkombëtare.

“Me keqardhje më duhet të them se në momentin kur deputeti Driton Selmanaj nga LDK paralajmëroi largimin e deputetëve të këtij grupi parlamentar nga salla, vetëm tre deputetë nga 16 sa janë ishin në sallë.

Ju lutem të jeni të hapur dhe të pranoni para qytetarëve të Kosovës dhe votuesve tuaj se nuk e kryeni këtë detyrë që e keni marrë sepse dihet që për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare duhen 2/3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Prandaj, ikja nga përgjegjësia e deputetit, deputetes për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, për zhbllokimin e 300 milionë eurove të bllokuara tash e gjashtë muaj në Kuvendin e Kosovës duhet të jetë me të vërtetë një peshë e përgjegjësisë”, u shpreh ajo.

Marrëveshjet ndërkombëtare, ministri Murati: 300 milionë euro po presin, ju lus të votoni
Ministri Vitia: Numri i operacioneve është rritur në mbi 1400, Klinika nuk është në kolaps

Gjithashtu lexoni:

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar

Gërvalla takon homologun nga Tanzania

Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit

Kurti: Kosova dhe Polonia po i thellojnë bashkëpunimin bilateral dhe lidhjet kulturore

Sorensen tregon se çfarë bisedoi me Bislimin, planifikon së shpejti organizimin e takimit trepalësh

Kosova News 25/04/2024 25/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 11°
80%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Osmani takon përfaqësues shtetërorë në Forumin Ndërkombëtar
23:00 -02/06/2025
Tare synon të transferojë Luka Modricin në Milan
22:56 -02/06/2025
Gërvalla takon homologun nga Tanzania
22:25 -02/06/2025
“Tifozat Kuq e Zi” nuk do të jenë në stadium në ndeshjen ndaj Serbisë
21:41 -02/06/2025
Kurti takon ambasadoren kanadeze, diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit
21:21 -02/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?