KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Rezultatet e votimit në veri tregojnë se nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë
Politikë

Kurti: Rezultatet e votimit në veri tregojnë se nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë

Kosova News
Kosova News 22:36 -21/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi dështoi iniciativa për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore. Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rezultatet e votimit të sotëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktualë. Sipas tij, 20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin për të inicuar këtë proces nuk rezultuan më shumë se aq. Serbia e ka parë që mund t’i mbledhë 20%, por jo edhe 50%.

Ai ka shtuar se bazë e kërkesës për zgjedhjet për shkarkim ishte mungesa e legjitimitetit të kryetarëve aktualë për shkak të daljes së ulët të qytetarëve, duke shtuar se kjo ishte për shkak të kërcënimeve e shantazheve ndaj popullsisë lokale nga Beogradi përmes Listës Serbe.

 Postimi i Kurtit:

Një vit pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në komunat me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, të cilat u mbajtën më 23 prill të vitit 2023, e u njohën nga BE dhe ShBA, përkatësisht QUINT-i, sot u mbajtën ‘zgjedhjet për shkarkim’ të këtyre kryetarëve.

Këto ‘zgjedhje për shkarkim’ u organizuan si përgjigje ndaj kërkesës së këtyre faktorëve ndërkombëtarë, e që erdhi pas sulmeve të dhunshme ndaj kryetarëve aktual dhe bandave ekstremiste të dhunshme që mësynin të hynin në ndërtesat komunale më 29 maj të vitit të kaluar, organizuar e sponzorizuar nga Serbia. Ato rezultuan me lëndimin e mbi 90 ushtarëve të KFOR-it, dhjetëra policëve të Kosovës dhe gazetarëve.

Bazë e kërkesës për zgjedhjet për shkarkim ishte mungesa e legjitimitetit të kryetarëve aktual për shkak të daljes së ulët të qytetarëve, për shkak të kërcënimeve e shantazheve ndaj popullsisë lokale nga Beogradi zyrtar dhe vegla e tij Lista Serbe. U bë edhe udhëzimi administrativ që sqaronte se si zbatohet neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale.

Qytetarët serbë në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq – sot patën mundësinë të shkarkojnë kryetarët aktualë në një proces demokratik dhe të ligjshëm zgjedhor.

Rezultatet e votimit të sotëm tregojnë që nuk ka vullnet për t’i shkarkuar kryetarët aktual. 20% të votave të mbledhura nga Lista Serbe për peticionin për të inicuar këtë proces, nuk rezultuan më shumë se aq. Serbia e ka parë që mund t’i mbledhë 20% por jo edhe 50%.

Qeveria e Republikës së Kosovës është ndjeshme ndaj rrethanave në katër komunat në veri të Kosovës, sidomos ndaj trysnisë së madhe të ushtruar nga autoritetet e Beogradit ndaj qytetarëve serbë të Kosovës në këto katër komuna.

Në këto tri vite, qeveria ka bërë maksimumin për të luftuar krimin dhe kontrabandën dhe për forcuar sundimin e ligjit. Sipas të dhënave nga terreni, në aspektin e sigurisë situata është raportuar e qetë, pa ndonjë incident të raportuar. Por, ka pasur ndërhyrje të shumta të frikësimit e kërcënimeve nga Serbia. Procesi i sotëm zgjedhor është dëshmi e ambientit të përmirësuar të sigurisë dhe sundimit të ligjit. Falënderojmë Komisionin Qendror Zgjedhor dhe të gjitha institucionet e Kosovës për organizmin dhe mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor i cili rrodhi pa incidente.

Mundësimi i shkarkimit të kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve për shkarkim ishin kriter kyç për largimin e masave ndaj Kosovës nga ana e Bashkimit Evropian. Këto masa të padrejta, pas votimit të sotëm, duhet larguar sa më parë.

Ata që nuk i kanë dashur këta katër kryetarë komunash në veri, sonte, me keqardhje duhet t’ua urojnë atyre pozitat. E kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, bëjnë mirë që më në fund të shkojnë në zyret e tyre dhe ta ushtrojnë në mënyrë të papenguar detyrën në objektet zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

Kosova News 21/04/2024 21/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Zyrtare: Drita kundër Zalgiris në kualifikimet e Champions League
17:42 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?