KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKD thotë se Gjykata në Gjilan më së dobëti në zgjidhjen e lëndëve të krimeve të rënda
Siguri

IKD thotë se Gjykata në Gjilan më së dobëti në zgjidhjen e lëndëve të krimeve të rënda

Kosova News
Kosova News 12:25 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Diferencë e konsiderueshme në zgjidhjen e lëndëve është shfaqur mes departamenteve të krimeve të rënda të gjykatave themelore në vend, thuhet në raportin “Sfidat në ndjekjen dhe gjykimin e krimeve të rënda”, të publikuar të mërkurën nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, bazuar në monitorimin e trajtimit të lëndëve në gjykatat themelore më 2021.

Sipas IKD-së, gjatë vitit 2021 Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën në Prishtinë ka qenë më i ngarkuari me lëndë, pasuar me atë në Mitrovicë. Gjykata më pak e ngarkuar ka qenë ajo e Gjakovës.

Megjithatë, në numrin e lëndëve të zgjidhura me numrin e gjyqtarëve të angazhuar, DKR-ja në Gjakovë ka dalë si departamenti me efikasitetin më të lartë. Një gjyqtar mesatarisht ka zgjidhur 7.75 lëndë në muaj. Kjo gjykatë pasohet nga ajo e Prishtinës me 6.15 lëndë të zgjidhura nga një gjykatës në muaj. Pasojnë Mitrovica me 5.22, Ferizaj me 4.42, Peja me 4.4 dhe Prizreni me 4.02. Më së dobëti është Gjilani me 3.61 lëndë të zgjidhura në muaj për gjykatës.

“Në këtë mënyrë shohim se mes gjykatave ka diferencë të konsiderueshme sa i përket mesatares së përgjithshme të zgjidhjes së lëndëve. Nuk ka të dhënë nga KGJK apo gjykatat se përse ndodhë një gjë e tillë. Për këtë arsye ne kemi rekomanduar që kjo çështje të trajtohet nga KGJK, për të përcaktuar shkaqet që sjellin këtë diferencë”, kanë thënë përfaqësuesit e IKD-së në një konferencë për media të mërkurën.

Gjatë vitit 2021 numri i lëndëve të pazgjidhura është rritur për 81 lëndë, sipas raportit. Më 2021 ka pasur më shumë lëndë të pazgjidhura sesa një vit më herët.

Përfaqësues të IKD-së kanë thënë se është vënë re mungesa e dënimit që ua ndalon ushtrimin e funksioneve zyrtarëve.

“IKD ka hasur në raste të shumta kur ka qenë i mundur aplikimi i dënimeve plotësuese, por nuk janë shqiptuar nga ana e gjykatës. Vërehet sidomos mungesa e dënimit plotësues të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, ka thënë Medina Kadriu, hulumtuese në IKD.

Sa i përket rasteve të vrasjeve, drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj, ka thënë se me kthimin e lëndëve në rigjykim, pos kufizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, familjarët po përjetojnë para trupit gjykues disa herë atë që u ka ndodhur në familje.

“Tek rastet e vrasjes kemi parë që një numër i madh i këtyre rasteve, qoftë për shkak të neglizhencës, qoftë për shkak të mungesës së guximit të gjyqtarëve, lëndët kthehen në rigjykim. Prej monitorimit tonë këto raste konsiderohen jashtëzakonisht të ndjeshme sepse është një ndjenjë shumë e keqe që një familjar i cili e ka humbur nënën, babanë, vëllain, motrën apo familjarin e afërm e kanë lënë në mes të procesit gjyqësor dy e tre herë”, ka thënë Miftaraj, shkruan EO, Përcjellë KosovaNews.

Gjithashtu lexoni:

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti fton në takim krerët e partive
14:31 -09/07/2026
I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?