KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Edhe pak nënshkrimi për 236 milionë dollarët, krejt çka u diskutua në takimin e Blinkenit me Osmanin dhe Kurtin
Politikë

Edhe pak nënshkrimi për 236 milionë dollarët, krejt çka u diskutua në takimin e Blinkenit me Osmanin dhe Kurtin

Kosova News
Kosova News 12:10 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot, edhe pak kohë, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti marrin pjesë në ceremoninë që do të organizohet në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për Programin Kompakt të Kosovës.

Kjo marrëveshje ka një vlerë prej mbi 236-milionë dollarësh dhe ka të bëjë me projektet për energjinë.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, mbrëmë në një takim në Departamentin e Shtetit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, tha se për këtë marrëveshje kanë bashkëpunuar shumë.

“Nesër do të nënshkruani kontratën me Korporatën Sfidat e Mijëvjeçarit për energji, kemi bashkëpunuar në të gjitha këto çështje, kemi punuar në çështjet kritike të sigurisë rajonale, por kryesisht është kënaqësi dhe nder të ju mirëpresim në Departamentin e Shtetit, faleminderit që keni ardhur”, deklaroi Blinken mbrëmë.

Presidentja Osmani e quajti të shkëlqyer takimin me Blinkenin, teksa theksoi se u konfirmuar sërish se Republika e Kosovës nuk ka mik më të madh se Amerika, njofton Klankosova.tv.

“Pa përkrahjen e ShBA nuk mund të kemi sukses në organizatat ndërkombëtare që janë synimi i përhershëm yni. Kemi folur me Blinken për subjektivitetin ndërkombëtar dhe mënyrën se si Kosova fuqizohet nëpërmjet njohjeve dhe organizatave ndërkombëtare”, është shprehur Osmani.

“Kemi diskutuar edhe për rolin konstruktiv në dialogun Kosovë-Serbi. SHBA si partner që mbështesin pavarësinë, kushtetutshmërinë, gjithnjë kanë qenë të zëshëm në këtë drejtim. Si Biden edhe Blinken e kanë thënë qartë që procesi i dialogut të përqendrohet në njohje reciproke”, deklaroi Osmani pas takimit.

Tutje, Osmani theksoi se me SHBA-në do ta intensifikojnë angazhimin e përbashkët diplomatik, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik.

“Raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ekzistenciale! Nder i veçantë takimi me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, me të cilin rikonfirmuam partneritetin tonë të palëkundur, si dhe hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm e strategjik”, është shprehur Osmani.

“Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta intensifikojmë angazhimin e përbashkët diplomatik, forcimin e sundimit të ligjit, si dhe rrugëtimin tonë euro-atlantik. Së bashku qëndrojmë krah për krah në adresimin e sfidave të përbashkëta ndaj paqes, sigurisë, si dhe në promovimin e vlerave tona të përbashkëta demokratike”, shtoi ajo.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, pas takimit tha se me Blinken kanë folur edhe për dialogun Prishtinë-Beograd, ku theksoi se Kosova është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshje që në qendër ka njohjen reciproke.

“Me Sekretarin Blinken diskutuam për qeverisjen e mirë, luftimin e krimit dhe korrupsionit, zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen sociale si përgjigje ndaj nevojave të qytetarëve të Republikës. Theksuam raportet tona bilaterale shtetërore të shkëlqyeshme dhe mundësitë për avancimin e tyre sidomos në rrafshin ekonomik me më shumë investime dhe në atë tregtar me më shumë shkëmbime. Po ashtu diskutuam për demokratizimin e rajonit dhe fuqizimin e aleancave vlerore e politike për t’u ballafaquar me ndikimet dhe rreziqet nga të cilat kanoset Ballkani Perëndimor. Anëtarësimi i Kosovës në Programin e NATO-s për Partneritet për Paqe dhe ngritja e aftësive dhe kapaciteteve mbrojtëse e të sigurisë së Kosovës do t’i kontribuonte paqes së qëndrueshme dhe stabilitetit afatgjatë të mbarë rajonit”, shtoi ai.

Kurti pohoise në takim konfirmuan që Republika e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe se deri më tani jemi angazhuar në mënyrë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut.

“Marrëdhëniet ndërmjet vendeve dhe popujve tanë janë të fuqishme aktualisht dhe të thella historikisht. Qëndrojmë krah për krah njëra tjetrës se jemi miq, partnerë dhe aleatë”, tha Kurti.

ShBA-ja e ka përsëritur qëndrimin e saj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes.

“Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, është takuar sot me presidenten kosovare Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti në Ëashington DC. Sekretari Blinken e ka theksuar partneritetin e qëndrueshëm mes ShBA-së dhe Kosovës, dhe ka falënderuar liderët për mbështetjen e fuqishme për Ukrainën dhe pritjen bujare të afganëve”.

“Ata diskutuan rëndësinë e dialogut të lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike”, ka thënë zëdhënësi i DASh-it, Ned Price.

Edhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier, ka folur për takimin mes sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me delegacionin e Kosovës në Ëashington.

Hovenier tha përmes një postimi në Tëitter se kjo vizitë është një tjetër reflektim i partneritetit të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

“Dje, sekretari Blinken u takua me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeminsitrin Albin Kurti, për të diskutuar fushat kryesore të bashkëpunimit tonë të ngushtë”, tha Hovenier.

Çka përmban marrëveshja me MCC-në dhe objektivi i Qeverisë së Kosovës ?

Objektivi kryesor i këtij projekti është sigurimi i stabilitetit të furnizimit me energji elektrike në Kosovë dhe tranzicioni në energji më të pastër në të ardhmen.

Objektiv tjetër i projektit është edhe zhvillimi i shkathtësive në fushën e energjisë dhe ngritja e punësimit të grave në këtë fushë.

Projekti i parë, më i rëndësishmi, do ta mundësojë akumulimin e rrymës që prodhohet natën, për t’u shfrytëzuar ditën, kur kërkesa është më e madhe.

Bateritë që pritet të jenë më të fortat në Evropë parashihet të kenë fuqi akumuluese rreth 340 megavatë në orë. Kjo do ta zvogëlonte nevojën për import energjetik.

Projekti i dytë mëton aftësimin profesional të punëtorëve të sektorit të energjisë, si dhe punësimin e sa më shumë grave në këtë fushë.

Ndërkohë Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një projektligj, dy raporte dhe një vendim.

Pas shqyrtimit nga kabineti qeveritar, është aprovuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Kompakt të Sfidave të Mijëvjeçarit dhe Marrëveshjes për zbatimin e Programit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Nënshkrimi i marrëveshjes mbi 236 milionë dollarëshe me ShBA-në, Qeveria miraton projektligjin për ratifikimin e saj

Gjithashtu lexoni:

LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve

Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit

Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet, dhe të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim

AAK-ja zyrtarizon kandidatët për kryetarë në 11 komuna

Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
few clouds
35° _ 34°
31%
3 km/h
Thu
37 °C
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

LDK-ja: Ftojmë grupin më të madh parlamentar të kontribuojë në konstituimin sa më të shpejtë të institucioneve
22:14 -26/06/2025
Bajrami: Vendimi i Kushtetueses solli qartësi, por mungon përgjigjja për rastin e moskonstituimit brenda afatit
21:40 -26/06/2025
Faton Peci zyrtarisht kandidat i VV-së për Mitrovicën
21:35 -26/06/2025
Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet, dhe të gjithë deputetët e kanë për obligim të marrin pjesë në votim
20:40 -26/06/2025
EKSKLUZIVE (I): Familja e ish-kryeprokurorit të Prizrenit, sot prokuror special, Admir Shala, ndërton rezidencë luksoze në tokë të Komunës – institucionet mbyllin sytë
20:36 -26/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?