Rastet e mashtrimit me viza në Kosovë kanë filluar të shpeshtohen. Disa herë është raportuar se si kosovarët nga dëshira për të ikur nga vendi, kanë rënë pre e mashtruesve, të cilët u kanë premtuar viza. Një rast i tillë dyshohet se u ka ndodhur edhe disa qytetarëve nga Drenasi, të cilët ia kanë dhënë një personi një shumë të të hollave, por pastaj vizën nuk e mori, raporton KosovaNews.
L.H u mori 2 mijë euro, dy personave në Drenas, me premtimin se do t’u rregullonte vizat e punës për në Slloveni.
Por viktimat vizat nuk i morën asnjëherë, ndërkaq ata e denoncuan në Polici të dyshuarin në fjalë.
Burime Brenda Prokurorisë, kanë thënë për KosovaNews se si rezultat i denoncimit, Policia ka arrestuar të dyshuarin që u denoncua, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor, ku dhe e ka pranuar mashtrimin.
Sipas infromacioneve, i njëjti është ndaluar për 48 orë dhe ngarkohet me veprën “Mashtrimi”.


