KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KE – do të flasin 59 delegatë, ndër ta edhe përfaqësues nga Kosova e Shqipëria
Politikë

Diskutimi për anëtarësimin e Kosovës në KE – do të flasin 59 delegatë, ndër ta edhe përfaqësues nga Kosova e Shqipëria

Kosova News
Kosova News 17:26 -16/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në debatin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në Strasburg, në të cilin do të shqyrtohet raporti për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, janë paraqitur për diskutim 50 përfaqësuese të shteteve të ndryshme.

Në seancën e Asamblesë Parlamentare të KiE, po merr pjesë edhe delegacioni i deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, kurse për diskutim janë paraqitu Nënkryetarja e Kuvendit Sarand Bogujevci dhe deputetët Arben Gashi dhe Enis Kervan.

Ndërkaq nga Shqipëria do të diskutojnë Blerina Gjylameti, Lulzim Basha, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj.

Në emër të grupeve politike do të flasin Iulian Bulai nga Rumania, Alexis Tsipras nga Greqia, Frank Schëabe nga Gjermania, Ingjerd Schie Schou nga Norvegjia dhe Zsolt Nemeth nga Hungaria.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës në seancën plenare që është duke u zhvilluar do të hedhë në votim raportin për anëtarësimin eventual të Kosovës në këtë organizatë gjatë seancës plenare që do të mbahet në Strasburg më 16 prill. Para fillimit të seancës, Komisioni për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate i hodhi poshtë ndryshimet e propozuara nga Serbia për raportin.

Bëhet fjalë për votimin e një mendimi pozitiv sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, në organizatën e cila kryesisht merret me të drejtat e njeriut dhe zhvillimin e demokracisë.

Raporti u përpilua nga deputetja greke, Dora Bakoyannis, dhe drafti i këtij raporti ishte miratuar në mars nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci i kësaj organizate.

Për t’u miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës duhet të sigurohet një shumicë prej dy të tretave të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës përbëhet nga deputetët të cilët vijnë nga parlamentet nacionale të vendeve anëtare.

Nëse Asambleja Parlamentare sot voton pro anëtarësimit të Kosovës të martën, atëherë çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.

Takimi i radhës i Këshillit të Ministrave do të zhvillohet në mesin e muajit maj. Këshilli i Ministrave të Jashtëm në Këshillin e Evropës takohet një herë në vit, tradicionalisht në muajin maj.

Por, ka zëra në qarqet diplomatike që thonë se anëtarësimi i Kosovës mund të mos vendoset fare në agjendën e takimit e ministrave në maj.

Kjo lidhet edhe me aktivitetin e vendeve të QUINT-it, Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia, të cilat zakonisht e mbështesin Kosovën, por tani duan të shohin nga Kosova lëvizje drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

Gjithashtu lexoni:

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë

Edhe Policia e Kosovës demanton shkrimin e Paparacit: Ministri nuk ka kërcënuar askënd

“Kanga jonë” – një natë arti dhe kujtese për 26-vjetorin e çlirimit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë

Deputetja Statovci tregon nëse e pengoi Guxo koalicionin VV-Nisma

Kosova News 16/04/2024 16/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
88%
2 km/h
Fri
27 °C
Sat
28 °C
Sun
28 °C
Mon
24 °C
Tue
22 °C

Lajmet e Fundit

Tërnava-Kurtit: Desha t’i ftoja deputetët të prenë nga një kurban, ndoshta ju shkon mirë e mbarë
10:00 -06/06/2025
Haradinaj: Uroj të na i hapë rrugët Zoti, populli ynë e meriton zhvillimin
09:36 -06/06/2025
Kurti uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit
09:14 -06/06/2025
Aksident në Çagllavicë, vetura përplaset në dyqanet skaj rrugës
08:41 -06/06/2025
Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat
08:08 -06/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?