KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli u thotë palestinezëve të mos kthehen në veri të Gazës
Botë

Izraeli u thotë palestinezëve të mos kthehen në veri të Gazës

Kosova News
Kosova News 11:23 -16/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ushtria izraelite ka paralajmëruar palestinezët që të mos kthehen në veri të Gazës, pasi dëshmitarët dhe zyrtarët shëndetësorë thanë se ushtarët izraelitë hapën zjarr dhe vranë pesë persona, në mesin e tyre edhe banorë të zhvendosur të cilët po tentonin të ktheheshin në shtëpitë e tyre.

Qindra mijëra palestinezë u larguan nga veriu i enklavës pasi forcat izraelite nisën ofensivën e tyre, pak kohë pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit më 7 tetor.

Gjatë luftimeve, pjesë të mëdha të veriut janë shkatërruar, përfshirë shumicën e Qytetit të Gazës. Pas muajsh kufizime të vendosura nga Izraeli për hyrjen e ndihmës në veri, afër 300.000 persona që gjenden ende në atë zonë, sipas Kombeve të Bashkuara, janë buzë urisë.

Megjithatë, shumë palestinezë duan që të kthehen në veri, përderisa për muaj të tëra ata janë strehuar në kampe me tenda, në shkolla të shndërruara në strehimore apo në shtëpitë e të afërmve të tyre në jug të Rripit të Gazës. Disa të tjerë janë në Rafah – qytetin më jugor të Gazës – përderisa Izraeli ka deklaruar se ka në plan që ta sulmojë këtë vendbanim me qëllim që të shkatërrojë Hamasin.

Në orët e vona të së hënës, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, u takua me zyrtarët kryesorë që po punojnë në përgatitjet për pushtimin në Rafah, tha zyra e tij. Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë SHBA-në, ka kundërshtuar ofensivën e planifikuar, duke thënë se do të rrezikonte 1.4 milion palestinezët që vlerësohet se janë strehuar në Rafah.

Zyra e Gallantit tha se në takim është diskutuar edhe për planet për evakuimin e civilëve dhe zgjerimin e dërgesave ushqimore dhe pajisjeve mjekësore në Gazë.

Izraeli, që ka reduktuar numrin e ushtarëve në mbarë Gazën, vazhdimisht ka kundërshtuar thirrjet që të lejojë palestinezët të kthehen në veri të territorit, duke argumentuar se luftëtarët e Hamasit po vazhdojnë të operojnë në atë zonë.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, shkroi në X, që më herët njihej si Twitter, se palestinezët duhet të qëndrojnë në jug të Gazës, pasi tha se veriu “është zonë luftuese e rrezikshme”.

Si pasojë e luftës Izrael-Hamas, në Gazë janë vrarë afër 34.000 persona dhe janë plagosur më shumë se 76.000 të tjerë, sipas shifrave të prezantuara nga Ministria e Shëndetësisë në këtë enklavë. Izraeli ka thënë se ka vrarë më shumë se 12.000 luftëtarë të Hamasit gjatë luftimeve, por nuk ka paraqitur prova për të mbështetur këtë pretendim. Ndërkaq, në sulmin e 7 tetorit, Hamasi vrau 1.200 persona në Izrael dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë./Radio Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 16/04/2024 16/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?