KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Izraeli mund t`i kundërpërgjigjet Iranit
Botë

Izraeli mund t`i kundërpërgjigjet Iranit

Kosova News
Kosova News 22:50 -15/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përkundër kërkesave të aleatëve që të tregon përmbajtje, Tel Avivi vazhdon të insistojë se do t`i përgjigjet sulmit iranian. Është bërë e ditur se kabineti i luftës në Izrael ka shqyrtuar plane të ndryshme të veprimeve ushtarake por, deri me tani, nuk është marrë asnjë vendim.

Njëkohësisht grupi G7 ka thënë se është duke përgatitur sanksione të reja ndaj Iranit.

Edhe pse një pjesë e madhe e aleatëve Izraelit, përfshirë shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e madhe, kanë kërkuar që Tel Avivi të tregojë përmbajtje pas sulmit të 13 Prillit gjatë së cilit Irani lansoi më shumë se 300 fluturake pa pilot dhe raketa balistike drejtë Izraelit, duke mos dëshiruar të rrezikojnë spirale e cila do të nxisë një luftë të gjerë rajonale, Izraeli vazhdon të insistojë se ky sulm i precedent nuk do të kalojë pa përgjigje.

Është bërë e ditur se Kabineti Izraelit i luftës, gjatë ditës, shqyrtoi plane të ndryshme të veprimeve të mundshme ushtarake por se, deri me tani, nuk është marrë asnjë vendim, përderisa Teherani ka përsëritur se sulmet e së shtunës kanë qenë përgjigje legjitime ndaj bombardimit të konsullatës Iraniane në Damask dhe se nuk dëshiron rritje të mëtejme të tensioneve rajonale.

Megjithatë Teherani ka kërcënuar se çfarëdo reagimi ushtarak i Izraelit do të nxisë përgjigjje dhjetë herë më të madhe se ajo e 13 prillit.

Njëkohësisht, Tel Avivi zyrtar ka bërë të ditur se po i pezullon planet për fillimin e ofensivës së pritur në Rafah, në rripin e Gazës, përderisa nuk vendosen hapat e ardhshëm në lidhje me Iranin.

Ndërsa, grupi G-7, në të cilin marrin pjesë 7 prej ekonomive më të mëdha të botës, SHBA-të, Kanadaja, Gjermania, Franca, Italia, Japonia dhe BE ka bërë të ditur se është duke përgatitur një paketë të re të sanksioneve kundër Iranit.

Kryeministri Britanik Rishi Sunak deklaroi se koordinimi mes aleatëve do të sigurojë efekt maksimal të sanksioneve ndaj Iranit dhe individëve të cilët do të sanksionohen.

Por, shumë analistë besojnë se çfarëdo sanksione të reja mund të kenë vetëm efekt të kufizuar ndaj regjimit i cili me dekada ballafaqohet me sanksione të ndryshme ndërkombëtare.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 15/04/2024 15/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?