KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Liderët botërorë reagojnë pas sulmit të Iranit
Botë

Liderët botërorë reagojnë pas sulmit të Iranit

Kosova News
Kosova News 16:35 -14/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndaj sulmeve të Iranit kundër Izraelit kanë ardhur reagime nga liderët botërorë. Disa dënojnë hapur Teheranin, kurse të tjerët bëjnë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza. Pothuajse njëzëri kërkohet përmbajtje gjatë një momenti tensioni të madh në Lindjen e Mesme.

Presidenti i Shteteve te Bashkuara, Joe Biden tha se SHBA “është e përkushtuar ndaj mbrojtjes së Izraelit”. “Angazhimi ynë për sigurinë e Izraelit kundër kërcënimeve nga Irani dhe përfaqësuesit e tij është i hekurt”, tha Biden në një deklaratë.

Izraeli po “punon ngushtë” me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën, tha zëdhënësi ushtarak izraelit, admirali Daniel Hagari, duke shtuar se të tre “vepruan sonte” gjatë sulmeve iraniane.

Ne zhvillime tjera, analistët po spekulojnë se ky sulm i paprecedentë – nga shteti i Iranit në territorin izraelit – do të çojë në veprime hakmarrëse nga Izraeli.

Megjithatë, sipas CNN, duke cituar një zyrtar të administratës, presidenti Joe Biden i ka thënë tashmë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se Amerika nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres bëri thirrje për ndalimin e menjëhershëm të armiqësive në Lindjen e Mesme. “U bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të shmangur çdo veprim që mund të çojë në konfrontime të mëdha ushtarake në fronte të shumta në Lindjen e Mesme”, tha Guterres në një seri postimesh në Twitter në X.

Në një deklaratë, kryeministri britanik Rishi Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar do të “vazhdojë të mbrojë sigurinë e Izraelit dhe atë të të gjithë partnerëve të saj rajonalë, përfshirë Jordaninë dhe Irakun.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i quajti sulmet “të hapura dhe të pajustifikueshme”. “Të gjithë aktorët tani duhet të përmbahen nga përshkallëzimi i mëtejshëm dhe të punojnë për të rivendosur stabilitetin në rajon”, tha Von der Leyen.

Kina shprehu “shqetësim të thellë” për “përshkallëzimin aktual”, duke shtuar se ishte një “përhapje e konfliktit të Gazës” dhe një armëpushim duhet të zbatohet pa vonesë.

Arabia Saudite, një rival i madh rajonal i Iranit, theksoi rëndësinë e “parandalimit të çdo përkeqësimi të mëtejshëm” të krizës, duke paralajmëruar “pasoja të rënda” nëse situata përkeqësohet.

Ministria e Jashtme e Egjiptit i quajti zhvillimet e fundit një “përshkallëzim të rrezikshëm”. Ai tha se armiqësitë e fundit nuk ishin asgjë tjetër veçse një rezultat i drejtpërdrejtë i asaj që Egjipti ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur, në lidhje me rreziqet e zgjerimit të konfliktit në rajon si rezultat i luftës izraelite në Rripin e Gazës.

Katari, i cili luan një rol jetik në shumë konflikte në Lindjen e Mesme dhe gëzon marrëdhënie të ngushta ekonomike me Iranin, shprehu “shqetësim të thellë” dhe u bëri thirrje të gjitha palëve “të pushojnë përshkallëzimin, të qetësojnë tensionet dhe të ushtrojnë përmbajtje maksimale”.

Deklarata erdhën edhe nga liderë të tjerë të vendeve evropiane si Gjermania, Danimarka, Franca, Norvegjia dhe Austria.

Gjithashtu lexoni:

Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë

Kongresmeni amerikan kundërshton mbajtjen e takimit të OSBE-së në Beograd

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Përshkallëzohet konflikti SHBA–Iran

Zjarr masiv në Norvegji – shkatërron mbi 100 shtëpi, evakuohen qindra qytetarë

Kosova News 14/04/2024 14/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?