KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Borg: Malta mbetet një shtet partner dhe mik i Kosovës
Politikë

Borg: Malta mbetet një shtet partner dhe mik i Kosovës

Kosova News
Kosova News 22:57 -11/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim ministrin e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë të Maltës, Ian Borg, i cili po viziton vendin tonë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, duke i uruar mirëseardhjen në Kosovë, Kurti shprehu vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të OSBE-së në promovimin e qeverisjes demokratike, ndërsa nga ana e tij, ministri Borg shprehu kënaqësinë të vizitojë Kosovën, për të mësuar më shumë për partneritetin që ekziston mes OSBE-së dhe qeverisë.

“Përgjatë takimit, u diskutua rreth sukseseve dhe arritjeve të Kosovës në këto tri vite të fundit, ku kryeministri Kurti përmendi raportet ndërkombëtare që dëshmojnë avancimin demokratik të vendit tonë, si dhe veçoi progresin ekonomik, me fokus në rritjen e qëndrueshme, shpërndarje të barabartë për të gjithë qytetarët dhe zvogëlimin e pabarazive”, thuhet në njoftim.

Mes temave të trajtuara ishin dhe sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar por edhe bashkëpunimi në kuadër të sfidave të tjera të përbashkëta.

“Në lidhje me marrëdhëniet bilaterale mes shteteve tona, u riafirmua bashkëpunimi i ngushtë mes nesh, e ku ministri Borg theksoi se Malta mbetet një shtet partner dhe mik i Republikës së Kosovës”, u tha në njoftim.

Kryeministri Kurti e falënderoi ministrin për bisedën e frytshme dhe pikëpamjet e ndara, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj vizite në Kosovë, e cila kontribuon në thellimin e bashkëpunimit.

Gjithashtu lexoni:

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

Kosova News 11/04/2024 11/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona
16:09 -20/06/2026
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital
15:44 -20/06/2026
Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të
15:40 -20/06/2026
Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së
15:30 -20/06/2026
Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës
14:31 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?