KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare: Dëshmorët i bashkoi kauza e lirisë kundër gjenocidit
Politikë

Krerët e shtetit bëjnë homazhe në Kompleksin Memorial në Koshare: Dëshmorët i bashkoi kauza e lirisë kundër gjenocidit

Kosova News
Kosova News 15:03 -09/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Në përvjetorin e 25-të të Betejës së Koshares u kujtuan të rënët e saj. Liderë institucionesh deklaruan se Beteja e Koshares i bashkoi shqiptarët nga anë të ndryshme të botës.

Sipas tyre, historia e kësaj beteje duhet të njihet brez pas brezi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se beteja e Koshares është ndër betejat më të rëndësishme

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se në këtë betejë krahas luftëtarëve shqiptarë, kanë rënë edhe shumë ushtarë të shteteve të huaja. Sipas saj, kauza e lirisë dhe drejtësisë i bashkoi kundër gjenocidit serb.

“Sot jemi këtu për të nderuar 25-vjetorin e Betejës së Koshares dhe 114 heronjtë e UÇK-së të cilët në këtë betejë dhe bënë sakrificën me sublime duke u flijuar për lirinë tonë të çmuar. Beteja e Koshares është monumentale në historinë tonë të re. Në këtë ditë të 9 prillit përulemi para heronjve si Agim Ramadani, Sali Cekaj e shumë të tjerë të cilët të bashkuar në betejën e Koshares nga anë të ndryshme të hapësirës shqiptare por edhe të globit u bënë flijim për lirinë tonë. Në këtë betejë ranë edhe ushtarë në shtet e tjera të botës. Ata i bashkoi kauza e lirisë dhe drejtësisë kundër tiranisë, gjenocidit dhe shtypjes. Ata nuk luftuan për lavdinë e tyre personale por e fituan lavdin e përjetshme sepse mbrojtën dinjitetin tonë njerëzor dhe përmbushen amanetin e brezave për Kosovën e lirë”, u shpreh Osmani

“Në këtë vend të shenjt prehen të qetë heronjtë tanë të cilët me luftën e tyre deri në vetë mohim ranë për ti dhënë kuptimin e plotë lirisë që e gëzojmë sot. Para 25 vitesh populli i Kosovës kërcënohej nga shfarosja prej regjimit gjenocidal të Millosheviqit, ishin këtë heronjtë të Koshares të cilën e ndezën shkëndijën  e shpresës dhe shemben kufirin që ndante shqiptarët nderë vite. Pas luftimeve të ashpëra dyditore në krye të betejës ra Agim Ramadani. Kësaj rezistence të armatosur i parapriu rezistenca paqësore nën udhëheqjen e presidentit historik Ibrahim Rugova”, deklaroi Osmani.

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se sot janë mbledhur për të përkujtuar betejën e Koshares. Sipas Kurtit, historia e kësaj beteje duhet të njihet brez pas brezi.

“Duke i ndjekur datat e kalendarit historik të UÇK-së, sikur çdo vit tjetër gjatë këtyre 25 viteve të fundit, 9 prilli na solli këtu në Koshare të Gjakovës edhe sot. Një kronik e plotë kronologjike ditë pas dite dhe ngjarje pas ngjarje, si një histori totale e Betejës së Koshares mbase do të ishte një nderë veprat me ideale për luftën e UÇK-së. Por për ballë një sfide historie si kjo, që shkon e reduktohet në kohën e një fjalimi si ky, më lejoni që mesë nderimesh të shquaj këtu disa fragmente dhe episode nga beteja e Koshares”, u shpreh Kurti.

Komandati i “Brigadës 138” Rrustem Berisha në emër të shoqatës së ish “Brigadës 138 Agim Ramadani”, ka bërë thirrje që si popull të jenë më të bashkuar në këto kohë krizash.

“25 vite më parë në orët e hershme të mëngjesit, njësit e grupit të tretë operative filluan luftën frontalë duke u nisur nga vija kufitare më qëllim të heqjes së kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare. Para kësaj date komanda e përparuar e ka përgatitur planin operativ për heqjen e kufirit shqiptaro-shqiptar dhe këtë plan e ka prezantuar Sali Çeku dhe Agim Ramadani dhe e kam miratuar unë si komandant dhe mbi bazën e atij plani është hequr kufiri shqiptar-shqiptar”, ka thënë ai.

Kurti nderon të vrarët në Kaçanik: Po punojmë për një Kosovë të paqes, të drejtësisë dhe përparimit

Gjithashtu lexoni:

Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi

Theret me thikë një person në sheshin e Prishtinës, dërgohet në QKUK i siguruar nga policia

KQZ mbylli rinumërimin e 185 vendvotimeve, pret përfundimin e afateve të ankesave

Kosova News 09/04/2024 09/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës
14:31 -20/06/2026
Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje
13:40 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?