KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria insiston se Rregullorja e BQK-së s’do të ndryshohet, opozita kërkon koordinim me aleatë
Politikë

Qeveria insiston se Rregullorja e BQK-së s’do të ndryshohet, opozita kërkon koordinim me aleatë

Kosova News
Kosova News 11:17 -07/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës vazhdon të insistojë se Rregullorja e Bankës Qendrore (BQK), ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë, s’do të ndryshohet. Sipas Qeverisë, pajtimi me propozimin e Bashkimit Evropian ka të bëjë vetëm me lehtësimin e zbatimit të saj, në mënyrë që qytetarët serbë në Kosovë të mos dëmtohen. Partitë opozitare kritikojnë ekzekutivin që çështjen e dinarit e ka bërë temë në dialog, por theksojnë se çfarëdo veprimi tutje për zbatimin e saj duhet të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtar, veçmas Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se janë të angazhuar që në bashkëpunim me partnerët të gjejnë mënyrat më të mira që lehtësojnë tranzicionin për zbatimin e Rregullores, por pa e prekur të njëjtën.

Sipas tij, diskutimet në Bruksel janë në funksion të lehtësimit të zbatimit të Rregullores së BQK-së, e jo të ndryshimit të saj.

“Rregullorja për operimin e cash-it në Kosovë është nxjerr nga Banka Qendrore, që është institucion i pavarur. Ne nuk mundemi të editojmë dhe ndryshojmë nene të rregullores së BQK-së. Është kompetencë e tyre dhe sigurisht për përgjegjësinë që dalin për institucionet të tjera zbatuese nga rregullorja, ku edhe qeveria ka rol zbatues në atë pjesë. Qeveria po bën gjithçka që zbatimi i saj në praktik nga organet zbatuese të jetë sa më i lehtë dhe pa pasoja për komunitetin që afektohen nga kjo rregullore. Komuniteti serb afektohet në kuptimin që praktika e përdorimit të një valute tjetër, e cila ka operuar ilegalisht është e pamundur tashmë. Në Republikën e Kosovës valuta e vetme është euro dhe të gjitha mjetet do të bëhen me këtë valutë. Çfarëdo diskutimi në Bruksel është në funksion të lehtësimit por jo të ndryshimit të rregullores. Rregullorja nuk mund të ndryshohet. Qeveria është e angazhuar që në bashkëpunim me partnerët që të gjejë mënyrat më të mira që e lehtësojnë këtë tranzicion pa e prekur fare rregulloren, pasi ajo nuk është kompetencë e qeverisë”, ka thënë ai. 

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se çdo veprim që është në interes të Kosovës duhet të bëhet në koordinim me aleatët ndërkombëtarë.

“Çdo veprim që është në interes të Kosovës duhet të bëhet në koordinim me aleatët, veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne nuk është dashur të interferojmë në vendimet e Bankës Qendrore të Kosovës, pasi është një institucion kushtetues dhe i pavarur. Kurti ia hupi që 1 vit me dinarin, 1 vit me tabela dhe nuk e di se ku ia ka qitë terezinë kështu. Mendoj se është një kryeministër pa vizion dhe i dështuar”, deklaroi Beqa.

Kritike është shprehur edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, e cila ka thënë se Qeveria e bëri dinarin temë në dialog, pa pasur fare nevojë.

Sipas saj, pas takimit të fundit në Bruksel, zëvendëskryeministri, njëherësh kryenegociatori për dialog, Besnik Bislimi është tërhequr nga vendimi për dinarin.

“Ne si LDK kemi thënë se rregullorja ka qenë vendim i duhur dhe kemi përkrah. Por ka mundur të shtyhet i njëjti dhe të bashkërendohemi me aleatët ndërkombëtarë, pasi falë tyre dhe aleancës që kemi jemi sot shtet i pavarur dhe sovran. Nëse (Bislimi) ai tha se e kemi pranuar propozimin e BE-së dhe Serbia po kërkon kohë, po i bie se është tërhequr. Kjo qeveri e bëri dinarin temë të dialogut dhe kjo është shqetësuese për vendin”, ka thënë Krasniqi.

Ndërkaq, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se vendimi për dinarin është i duhuri, por ajo ka ngreh shqetësime se Qeveria e Kosovës do të tërhiqet nga i njëjti.

“Të gjitha veprimet populiste që i ka bërë kjo qeveri nuk i kanë zgjatur. Kanë thënë se s’do të dialogojnë fare për dinarin dhe tash po e shohim se po shkon zëvendëskryeministri në Bruksel. Ani pse fillimisht ka dërguar zyrtarë nga BQK-ja për të diskutuar për dinari. Në veprime të tilla veç po e dëmtojmë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ne konsiderojmë se është veprim ligjor dhe e drejtë e Kosovës që të këtë valutën e saj dhe përfundimisht të vendoset se valuta është euro, mirëpo nuk është dashur të bëhet temë”, ka thënë Kadrijaj.

Takimi i fundit në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve u mbajt me 4 prill. Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se kanë pranuar propozimin e emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, mirëpo pala serbe s’ka qenë e gatshme për kompromis. Takimi i katërt Bislimi-Petkoviq për çështjen e dinarit pritet të zhvillohet pas dy jave në Bruksel.

Gjithashtu lexoni:

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje

Kurti: Do të vazhdojmë të mbështesim gratë ndërmarrëse

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi

Kosova News 07/04/2024 07/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Gjenden eshtra në Vushtrri, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës
14:31 -20/06/2026
Drejtues të lartë ushtarakë të Gardës së Iowas përcjellin nga afër ushtrimin e përbashkët me FSK-në
13:56 -20/06/2026
Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente
13:46 -20/06/2026
MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion
13:43 -20/06/2026
Arrestohet 24-vjeçari i dënuar me 2 vjet burgim për përdorim të armës dhe armëmbajtje pa leje
13:40 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?