KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vulletiq: Me lobimin kundër, Serbia po e shkel Marrëveshjen e Brukselit
Rajon

Vulletiq: Me lobimin kundër, Serbia po e shkel Marrëveshjen e Brukselit

KosovaNewss
KosovaNewss 18:59 -05/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Themelimin e ekipit serb për lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, njohësi i zhvillimeve politike në Beograd, Zoran Vulletiq e sheh si lëvizje e panevojshme. Procesi i anëtarësimit të Kosovë në institucionet ndërkombëtare, sipas tij, është i pashmangshëm.

“Mendoj se lobimi për të penguar Kosovën të hyjë në Këshillin e Evropës është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit si dhe e Udhërrëfyesit të Ohrit, sepse një nga pikat thotë qartë, se Serbia dhe Kosova nuk do të pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt BE-së. Kjo është e qartë”, deklaroi Zoran Vulletiq nga Forumi Demokratik Qytetar në Beograd.

Në seancën e jashtëzakonshme të Qeverisë, presidenti Aleksandar Vuçiq kërkoi nga të gjitha autoritetet shtetërore që të gjithë energjinë e tyre ta drejtojnë në procesin e lobimit kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, edhe pse pranoi se shanset e Beogradit janë pothuajse zero.

Mirëpo, edhe pse Serbia po investon ne lobimin kundër, mendohet se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i pashmangshëm.

“Edhe Vuçiqi edhe Daçiqi mund të zemërohen me Dora Bakojanis kjo do të ndodhë. Nëse do të kishte mençuri politike, mbi të gjitha humanizëm ndaj komunitetit serb, ata nuk do ta mbanin peng për dekada, por pas Marrëveshjes së Brukselit ne 2013 ata do të ishin sponsorët e Kosovës në rrugën drejt  Këshillit të Evropës, BE-së dhe OKB-së. Nëse do të kishim një mënyrë të tillë të drejtimit të politikës, sot do të jetonim në një atmosferë krejt tjetër”, deklaroi Vuletiq.

Shpallja e një fushate të madhe lobuese kundër Kosovës vlerësohet si një hap për të qetësuar opinionin publik, veçanërisht votuesit dhe partitë e djathta, prandaj si fushate për përdorim politik të brendshëm. 

Kujtojmë se në ekipin kundër anëtarësimit të Kosovës është vënë ministri i Jashtëm në qeverinë teknike të Serbisë, Ivica Daçiq. Në këtë ekip do të jetë edhe Petar Petkoviq, aktualisht është kryenegociator i Serbisë në dialog më Kosovën, si dhe anëtarë të tjerë nga qeveria serbe, por edhe nga institucionet tjera shtetërore që do të angazhohen në lobimin kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak

Tragjedi në Lezhë, dy vajza të mitura mbyten në plazhin e Tales

Berisha: Parlamenti Evropian kërkon moratorium për ndërhyrjet në zonat e mbrojtura

Goditet skema e mashtrimit online në Shqipëri – arresohen 7, procedohen penalisht 27

Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje

KosovaNewss 05/04/2024 05/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?