KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sipas Bankës Botërore, inflacioni në Kosovë do të ngadalësohet në 3%
Ekonomi

Sipas Bankës Botërore, inflacioni në Kosovë do të ngadalësohet në 3%

Kosova News
Kosova News 17:40 -30/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Këtë vit, inflacioni në Kosovë, sipas pritjeve të Bankës Botërore, do të ngadalësohet në 3% dhe gradualisht do të bie në 2 për qind në periudhën afatmesme.

Si rrjedhojë edhe normat e interesit pritet të bien deri në gjysmën e dytë të viti 2024.

Zyra e Bankës Botërore në Prishtinë ka thënë se parashikojnë ngadalësim të inflacionit deri në fund të viti 2024.

Megjithatë, sipas Bankës Botërore, ka rreziqe që mund të çojnë në devijime nga ky projeksion, duke përfshirë mundësinë e një rikthimi të inflacionit të nxitur nga intensifikimi i tensioneve gjeopolitike si dhe nga presionet e brendshme për paga më të larta.

“Banka Botërore aktualisht parashikon që inflacioni, i matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit, do të ngadalësohet në 3 për qind këtë vit dhe gradualisht të bie në 2 për qind, në periudhën afatmesme”, thuhet në përgjigjen e Bankës Botërore.

Sipas Bankës Botërore, projeksioni bazohet në pritjet për presione më të ulëta nga çmimet ndërkombëtare të energjisë, ushqimit dhe lëndëve të para, për të cilat Kosova është kryesisht importuese.

Vitin e kaluar normat e interesit u rritën sërish, në përpjekje për të frenuar inflacionin, përderisa një anketë e Bankës Qendrore, e kryer në janar, tregon se në gjysmën e dytë të këtij viti Banka Botërore parasheh një rënie të lehtë të tyre.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se duhet të zvogëlohen normat e interesit.

“Jemi duke parë që ka rënie të inflacionit. Nuk është më në atë pikun që ka qenë vitin e kaluar dhe nuk ka arsye që normat e interesit të ngritën”, ka thënë Rafuna.

Kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se normat e interesit në Kosovë janë më të lartat në rajon dhe ato po ndikojnë në investime.

“Ekonomia nuk mund të zhvillohet pa mbështetje të bankave. Bankat kanë dalë sektori më profitabil në kurriz të qytetarëve”, ka thënë Shahini.

Në korrik të vitit 2023, normat e interesit për kreditë e reja në Kosovë arritën kulmin në 6.7 për qind, ndërsa në janar të këtij viti ato ranë në  6.3%. Lidhur me inflacionin dhe normat e interesit të kredive, Banka Qendrore e Kosovës, për një javë rresht nuk i ka kthyer përgjigje Radio Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Ky është çmimi i naftës për sot

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

Kosova News 30/03/2024 30/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
40%
4 km/h
Mon
26 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Hoti takon Avokatin e Popullit
17:46 -13/07/2026
Kurti uron Orkestrën “Amadeus” për suksesin në festivalin ndërkombëtar
17:32 -13/07/2026
Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit
17:27 -13/07/2026
MASh publikon rezultatet e mbështetjes financiare për 599 studentet vajza/gra në programet STEM
17:24 -13/07/2026
Tentoi të grabisë një argjendari në Gjilan, ndalohet i dyshuari
17:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?