Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka nënshkruar marrëveshjet me 11 kryetarët e komunave, të cilët janë të përfshirë në kuadër të Grantit të Performancës Komunale.
“Në kuadër të këtij bashkëfinancimi janë paraparë projekte për rregullimin e shtratit të lumenjëve, pastrimin e shtratit të lumit, ndërtimin e fushave sportive, rregullimin e ndriçimit publik dhe projekte të tjera të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe rritjen e zhvillimit ekonomik lokal”, ka njoftuar Krasniqi në facebook.
Komunat përfituese janë Rahoveci, Obiliqi, Skënderaj, Suhareka, Kaçaniku, Shtimja, Malisheva, Dragashi, Ranillugu, Parteshi dhe Peja.
Këto projekte janë në vlerë prej 8 milionë eurove, teksa janë bashkëfinancim i MAPL-së, donatorëve dhe Komunave në fjalë.