KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci, në konferëncën “Ndërprerja e ciklit të dhunës përmes fuqizimit ekonomik”: MAShTI ka hartuar politika për mbështetjen dhe fuqizimin e grave
ArsimSiguri

Nagavci, në konferëncën “Ndërprerja e ciklit të dhunës përmes fuqizimit ekonomik”: MAShTI ka hartuar politika për mbështetjen dhe fuqizimin e grave

Kosova News
Kosova News 20:13 -19/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Javës së Gruas 2024, me temën “Ndërprerja e ciklit të dhunës përmes fuqizimit ekonomik”, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI), me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, edukimi luan rolin primar jo vetëm në fuqizimin e vajzave dhe grave, por gjithsesi edhe në fuqizimin dhe zhvillimin e shoqërisë dhe në eliminimin jo vetëm të dhunës, por të të gjitha pabarazive të tjera.

Nagavci ka folur edhe për pabarazinë e pagave në mes të burrave dhe grave, që vazhdon të mbetet problem global, ku sipas disa studimeve edhe në vendet më të zhvilluara vajzat dhe gratë që kanë pozita të larta menaxheriale dhe drejtuese, në jo pak raste, përkundër sfidave të tjera ballafaqohen edhe me pagesa më të vogla.

Nagavci ka bërë të ditur se, të gjitha politikat drejt barazisë gjinore janë në linjë me instrumentet evropiane dhe ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, duke shtuar se, që nga marrja e mandatit para 3 vitesh, në MAShTI janë hartuar politika për mbështetjen dhe fuqizimin e grave, ku një nga format efektive dhe me impakt të dukshëm të mbështetjes ka qenë ofrimi i bursave të ndara mbi baza gjinore, si në nivelin e arsimit të lartë ashtu edhe në arsimin e mesëm.

Ndër të tjera, Nagavci ka folur edhe për politikën e ndërtimit të çerdheve, sidomos në vendet rurale, me qëllim që nënat e reja të kenë mundësi të zhvillojnë karrierën e tyre, si dhe përmirësimin e teksteve shkollore, ku ndër të tjera është siguruar edhe shqyrtimi i aspektit gjinor, në mënyrë që në tekstet tona të mos kenë vend paragjykimet dhe stereotipet.

Ministrja Nagavci po ashtu ka thënë se, disa nga politikat dhe veprimet konkrete përfshijnë: mbështetjen me bursa e subvencionim të vajzave dhe grave; avancimin e politikave kundër braktisjes së shkollimit; zhvillimin dhe shpërndarjen e materialeve didaktike, siç është Pakoja e 12 moduleve tematike ku adresohet mosdikriminimi, barazia gjinore, parandalimi i martesës së hershme, etj., doracaku për mbrojtje nga trafikimi, informatori për rolin e arsimit në zbatim të Konventës së Stambollit, etj.

Gjithashtu lexoni:

Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit

Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Kosova News 19/03/2024 19/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg
14:11 -09/07/2026
Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?