KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Abdixhiku: Të gjithë do të mbahen përgjegjës për tenderët njëburimor të qeveritarëve
Politikë

Abdixhiku: Të gjithë do të mbahen përgjegjës për tenderët njëburimor të qeveritarëve

Kosova News
Kosova News 21:48 -15/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sot lidhur me debatin e ndodhur në Kuvendin e Kosovës për sa i përket tenderëve njëburimor, të cilët Qeveria Kurti i ka dhënë me shumicë.

Abdixhiku në një video të publikuar në profilin e tij zyrtar, ka sqaruar se çfarë janë tenderët njëburimor dhe ka thënë se të tillë Qeveria Kurti për tri vite i ka dhënë 781 apo përkthyer në euro, plot 209 milionë euro.

Ai ka thënë se në seancën ku është diskutuar për këtë temë,  pushteti u larguar nga salla, dhe sipas Abdixhiku kjo është shenjë se ata po fshehin diçka.

Në video tutje, Abdixhiku ka folur edhe për tenderë konkret, duke përmendur MBP-në, KEK-un e institucione të tjera. Kreu i LDK-së ka thënë se do të krijohet Komisioni Hetimor dhe të gjithë do të mbahen përgjegjës.

“Të enjten e patëm një seancë në Kuvend. E trajtuam një çështje shumë të veçantë, shumë të rëndësishme, dhënien e tenderëve njëburimor. Për ata që nuk e dijnë, tenderët njëburimor janë negociime të drejtpërdrejta të shtetit me biznese. Pra shteti, nuk bën procedurë, nuk bën tender, nuk bën garë, por e thërret një biznes dhe i jep një tender. Të tillë tender janë dhënë në Kosovë për tre vite plot 781 sosh. 781 tender në vlerë prej 209 milionë eurove për tre vite. Në Kuvend pushteti s’e përballoi dot debatin, e lëshoi sallën. Përveç se ishte rast i çuditshëm që pushteti të largohet nga salla ishte shenjë e tendencës për të fshehur diçka. Po ua marr dy shembuj sa për t’i kuptuar më mirë. I pari ka të bëjë me ministrinë e Punëve të Brendshme, janë dhënë plot 15 milionë euro në negociim të drejtpërdrejt për një shërbim të IT-së. Shërbimin e tillë e japin me dhjetëra kompani në Kosovë, rajon e në gjithë Evropën. Por shteti ka zgjedhur një kompani të veçantë, të marr shërbime nga ta dhe t’ua japë drejtpërdrejt 15 milionë euro, pa garë pa konkurencë pa procedurë”, ka thënë Abdixhiku.

Gjithashtu lexoni:

Gërvalla merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut

Haxhiaj: Shpifjet ndaj meje, pjesë e fushatës së koordinuarRTKlive

Fitorje Pacolli i reagon Time Kadriajt pasi i tha  “merre terapinë”: Sa herë më sulmoni, vetëm më bëni më të fortë

Osmani në Washington DC: Diskutim për strategjinë euroatlantike të Kosovës

“Një plagë e Evropës që ende nuk është shëruar” — Kurti në Bosnje Hercegovinë për të përkujtuar gjenocidin serb në Srebrenicë

Kosova News 15/03/2024 15/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
79%
2 km/h
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
35 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Zbulohen 5 emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Ferizaj
22:55 -11/07/2025
Kosova dhe Shqipëria hartojnë planin e përbashkët 2025-2028
22:06 -11/07/2025
KFOR-i gjerman vijon patrullimet në lindje, kontribuon në stabilitetin rajonal
21:33 -11/07/2025
Gërvalla merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut
20:50 -11/07/2025
Komuna e Prishtinës merr masa ndaj parkingjeve private pa leje
20:09 -11/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?